Rio De Janeiro është veshur me atmosferën e karnavaleve plot kërcime dhe ngjyra në rrugë.
Gjatë disa netëve, shkolla të ndryshme të kërcimit do të dalin në rrugë duke performuar dhe si përfundim, njëra prej tyre do të shpallet fituese.
Ajo e së hënës, ishte nata e shkollave të sambës sao clemente dhe vila isabel dha spektakël të mahnitshëm.
Në sambadromin “Marques de Sapucai”, në Rio de Janeiro, pati një shpërthim ngjyrash, nga kostumet dhe elementët e tjerë mahnitës, gjithçka nën tingujt e muzikës dhe ritmet e kërcimit.
Jo vetëm Rio është mes karnavaleve, edhe në Olinda të Brazilit, kukulla gjigande të fryra, me imazhet e karaktereve dhe njerëzve të famshëm, kanë parakaluar nëpër rrugë.
Kurse jashtë Brazilit, në qytetin e vogël Sesimbra, rreth 40 km larg nga Lisbona, mijëra njerëz të veshur si kllounë, kanë parakaluar nëpër rrugë.
Disa prej personave, synuan politikën e polarizuar duke zgjedhur veshjen dhe figurën e presidentit të Brazilit, Jair Bolsonaro, disa ishin të veshur me rroba apolitike, duke filluar nga sirena deri tek kostumet e kaubojve, kurse disa të tjerë preferuan aktivisten e ambjentit Greta Thunberg, Hulkun apo Jokerin.
Brazilianët janë të përqendruar më shumë në argëtim dhe politika është lënë në vendin e dytë.