Brazim dramatik mes Teutës dhe Tiranës, Laçi shkatërron Skënderbeun në Korçë

Brazim dramatik mes Teutës dhe Tiranës, Laçi shkatërron Skënderbeun në Korçë

Ndeshja më e rëndësishme e javës së 11 të Superligës mes Teutës dhe Tiranës është mbullur në barazim me rezultatin 1-1. Në Niko Dovana bardheblutë e drejtuar nga Ahmataj u shfaqën në fillim më kërkues dhe pas disa tentativave arritën të zhbllokonin shifrat në minutën e 18 me Majkell Ngoo.

Për një periudhë jo të shkurtër situata mbeti e pandryshuar deri kur çerek ore para fundit të ndeshjes Hoxhallari la Tiranën me 10 lojtarë si pasojë e një kartoni të kuq. Nga ky moment Teuta rriti ritmin dhe aksionet në portën kundërshtare, duke gjetur edhe golin në minutat shtesë me Hoxhën.

Koha e mbetur në dispozicion ishte e pakët dhe ndeshja u mbyll 1-1, me Tiranën që sheh ti ikin dy pikë dramatike nga duart.

Ndërkohë në ndeshje tjetër të ditës së shtunë,  Laçi ka mposhtur me shifrat 1-4 Skënderbeun në Korçë. Për Skënderbeun kjo ishte ndeshja e katërt pa fitore, ndërsa për kurbinasit e drejtuar nga Cungu kjo ishte fitorja e tretë radhazi.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur