Bregdeti fierak tërheq investitorët kinezë, të gatshëm për bashkëpunim

Tiranë- Zv/kryetari i Bashkisë Fier, Florjan Muçaj ka firmosur  marrëveshjen e binjakëzimit me bashkinë Wuxi në Kinë.
Pasi ka prezantuar Fierin dhe resurset e tij, përpara përfaqësuesve të lartë vendor të Wuxi-t, Florjan Mucaj, ka diskutuar me kryebashkiakun e këtij qyteti, Wang Qang, mbi mundësinë e bashkëpunimit, ndërmjet dy qyteteve dhe rajoneve tona.
Në qendër të diskutimeve institucionale, në kuadër të këtij binjakëzimi ishte thithja e investimeve kineze dhe orientimi i tyre drejt Fierit.
Zhvillimi i turizmit dhe bregdetit është një dritare e re zhvillimi që i hapet Fierit falë këtij binjakëzimi. Me ndarjen e re administrative, shtrirja e Bashkisë Fier deri në bregdet i jep mundësi zhvillimit të turizmit bregdetar, i cili deri më sot nuk ka njohur investim. Ky prioritet i bashkisë Fier është prezantuar edhe gjatë vizitës së delegacionit tonë në Wuxi nëpërmjet një spoti promovues së bregdetit nga grykëderdhja e Vjosës deri në Seman, duke zgjuar interesin jo vetëm të përfaqësuesve vendor, por dhe të shumë bizneseve vendase që kanë qenë të pranishme në takim.
Ky interesim bëri që bisedimet të spostohen dhe të zhvillohen në ambientet e dhomës së tregëtisë së Wuxi-t, në prani të kryetarit të dhomës së Tregëtisë dhe biznesmenëve më të mëdhenj të këtij qyteti. Në qendër të bisedimeve dhe në fokusin e investitorëve kinezë, përveç turizmit bregdetar u vendos dhe zhvillimi i bujqësisë, industrisë, arsimit etj. Shumë shpejt një grup biznesmenësh kinezë do vizitojnë Fierin për të parë nga afër mundësitë për investime dhe bashkëpunime në fusha të ndryshme.
Wuxi është një qytet i bukur dhe i lashtë i provincës Jiangsu, në largësinë 128 kilometra në perëndim të Shangait. Wuxi ndodhet në jug të provincës Jiangsu, në fushën e deltës së lumit Jance. Ai lidhet në Veri me lumin Jance dhe në Jug me liqenin Taihu. Wuxi është hambari i njohur i Kinës dhe njëkohësisht qyteti modern industrial, quhet "Shangai i vogël".
Wuxi që ka panorama të bukura dhe historinë e gjatë është një qytet turistik shumë i njohur brenda e jashtë vendit. Është një qytet tradicional bujqësor dhe djep i industrisë. Pamjet e tij të bukura kultivojnë karakterin kulturor të njerëzve. Arsimi është i zhvilluar dhe përgatiten shumë talente. Wuxi-a ka një qytetërim mbi 7000-vjeçar, një histori të dokumentuar mbi 3100-vjeçare dhe një histori urbane prej më shumë se 2200 vjetësh. Në Wuxi pasuritë kulturore, natyrore e turistike lidhen me jetën e qytetit. Wuxi-a po kthehet në një qytet të njohur për peizazhet e bukura të malit dhe liqenit. Mali e liqeni lidhen me qytetin si një trup i vetëm.
Qyteti i Wuxi-t në Kinë
Wuxi, një nga 10 qytetet turistike të njohura të Kinës, çdo vit pret dhjetëra milionë turistë kinezë e të huaj. Emri i liqenit Li ose Wuli është marrë nga emri i personit të njohur historik të periudhës së pranverës e vjeshtës dhe të mbretërive ndërluftuese të Kinës Fan Li dhe bukuroshes Xishi, të cilët kishin shëtitur me barvë nëpër këtë liqen. Rreth liqenit ka dhjetëra pika turistike, si ishulli Bogong, ishulli Yufu, shatërvani, uji i të cilit hidhet në 100 metra lartësi, parku më i madh falas në Wuxi dhe terreni modern ekologjik i pushimeve.
Në mbrëmje malet, ndërtesat kryesore dhe mjediset e gjëlbëruara në brigjet e liqenit ndriçohen plotësisht nga dritat e teknologjisë së lartë. Në mbrëmje në orën 19 e gjysmë shatërvani i madh fillon të shpërthejë, duke formuar figura të ndryshme, që e bëjnë liqenin Li më të shkëlqyeshëm. /ATSH/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë