Bregu mbështet 'Ballkanin e Hapur': Rajonit i duhet një treg i përbashkët për të 6 vendet
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu
Në një intervistë për "Zërin e Amerikës" Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu thotë se çdo ide që fuqizon bashkëpunimin rajonal, duhet mirëpritur. Komentet zonja Bregu i bëri në përgjigje të pyetjes mbi qëndrimin e organizmit që ajo drejton, rreth nismës së ashtuquajtur Ballkani i Hapur.
"Ne na takon të mbajmë një mundësi hapur për të mirëpritur dhe konsideruar ide të cilat janë prezente në rajon. Kjo nuk do të thotë që rajoni bëhet më i mirë dhe më konkurrues e arrin të tërheqë më shumë investime të huaja duke qenë vetëm tre vende. Ështe gjithmonë më mirë të jenë 6 vende. Synimi final, pavarësisht shpejtësisë dhe korsisë që zgjedhin vendet për të ecur, është që 6 ekonomitë e rajonit të jenë bashkë nën një ombrellë, që quhet tregu i përbashkët rajonal", tha zonja Bregu.
Ballkani i Hapur, një iniciativë e kryeministrave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut si dhe presidentit të Serbisë, nuk ka gjetur mbështetjen e Kosovës, Bosnje Hercegovinës e Malit të Zi. Kryeministri i Kosovës ka thënë se kjo iniciatiavë ngjan më shumë si Ballkan i hapur për ndikimet nga Lindja, Ballkan i hapur për autokracinë, korrupsionin, e kriminelët e luftës që vazhdojnë siç ka thënë ai, të jenë jo vetëm të lirë në Serbi, por disa edhe në pushtet.
Zonja Bregu flet dhe rreth shqetësimeve të theksuara edhe së fundmi nga Shtetet e Bashkuara, për një zvarritje të procesit të integrimit në Evropë të vendeve të Ballkanit. Analistët thonë se vonesat mund të shtojnë hapësirat për një rritje të ndikimit të Kinës dhe Rusisë, duke i vënë ato në konkurrencë Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimin./ VOA
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet që SHBA e jo më BE të ndërmjetësojë dialogun Kosovë-Serbi?
-
Po
83.8%
-
Jo
10.6%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 235
Lajme të tjera
-
Frrok Çupi: Konflikti i Ballkanit qenka shqiptar?!
19 Korrik, 10:17
-
Kryeministrja e Serbisë: Do të flas në Tiranë me Ramën për të ardhmen e ndritur të Ballkanit të Hapur
17 Korrik, 08:09
-
BE-në do ta lehtësonte shuarja e Ballkanit të Hapur
8 Korrik, 11:30
-
Turi ballkanik/ Rama: Ballkani i Hapur dha rezultate, tani me mendje e zemër në Procesin e Berlinit! Mesazh Kurtit: Me kanun edhe hasmit kur vjen në shtëpi i hapet dera
6 Korrik, 07:32
-
Zbardhet axhenda, Rama 2 ditë në 5 kryeqytete ballkanike për Procesin e Berlinit! Turi nis nga Shkupi! Pas refuzimit të Kurtit, në Kosovë do ta presë Osmani
5 Korrik, 18:06
-
Refuzimi i Kurtit për takimin me Ramën, Spaho në Report Tv: Mirë ja bëri, e meritonte! Te Clinton nuk u ftova se e përdori Rama, ra në lojën e tij
5 Korrik, 14:35
-
Pse përfundoi Ballkani i Hapur dhe çfarë prodhoi?
5 Korrik, 08:28
-
Procesi i Berlinit dhe e ardhmja e 'Open Balkan', Rama tur Ballkanik në datat 6 dhe 7 korrik
4 Korrik, 10:43
-
Drafti për politikanët të lidhur me ish-Sigurimin, Balla: Kemi konsensus për 94 vota, s'mund të jenë spiunët kryetar partie! Open Balkan? E mbylli misionin
3 Korrik, 11:25
-
Ballkani i Hapur, dyshja Berisha-Meta: Rama veproi si agregat i Vuçiç! Open Balkan mbaroi por jo ‘Kali i Trojës’
3 Korrik, 09:56
-
Mero Baze: Albin Kurti e ka ndihmuar Vuçiçin me aktet e tij, 100 herë më shumë se Ballkani i Hapur
1 Korrik, 20:34
-
Fundi i Ballkanit të Hapur!
1 Korrik, 20:20