Bregu: Opozita të mbajë premtimin
të votojë më 6 gusht

Bregu: Opozita të mbajë premtimin<br />të votojë më 6 gusht
TIRANE- Ministrja e Integrimit Evropian Majlinda Bregu, i bëri thirrje opozitës të votojë për heqjen e imunitetit në 6 gusht, ashtu si ata kanë deklaruar më parë.

“Është e pesta herë që kjo mazhorancë sjell inisiativën për heqjen e imunitetit, këtë radhë nga një variant i zgjedhur tërësisht nga opozita, të hartuar tërësisht nga ekspertët ndërkombëtar, të pasuruar tërësisht me komentet e opozitës. Pra, në datën 6 gusht ne do të shkojmë të votojmë variantin e opozitës. Në votimin tonë të fundit në shkurt të 2011, ku mazhoranca në pamundësi të votave, votoi heqjen e imunitetit sipas modelit të Bundestagut gjerman, të gjithë kolegët e opozitës janë shprehur se, rruga e vetme do të ishin ndryshimet kushtetuese”, tha Bregu.

Ministrja e Integrimit i bëri thirrje deputetëve të opozitës të mbajnë fjalën dhe premtimet e tyre mbi heqjen e imunitetit, si detyrim që kanë ndaj qytetarëve shqiptarë për luftën kundër korrupsionit.

“Nëse opozita ende vepron ashtu sikurse shprehet, dhe nëse opozita është institucion i këtij vendi dhe jo pengmarrje e Edi Ramës, atëherë unë e ftoj të votojë në 6 gusht. Shqiptarët dhe Shqipëria kanë humbur 2 vjet kohë nga papërgjeshmëria e Edi Ramës dhe nga bllokimi që ai i ka bërë këtij procesi. ”, u shpreh Bregu.

(atsh/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!