Pas disa lajmeve se ish-ministria e Integrimit Majlinda Bregu do vendosej në punë me ndihmën e kryeministrit Edi Rama për pozicionin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, kjo e fundit ka qartësuar opinionin publik dhe mediat nëpërmjet një statusi në profilin e “Facebook”.
Report Tv ka mësuar se pas aplikimit që ka bërë Bregu qeveria shqiptare sipas procedurës ka dërguar një letër mbështetëse për kandidaturën e z. Bregu në aplikimin e saj për këtë pozicion.
Bregu shkruan se ka aplikuar për këtë pozicion pune, dhe se ky nuk ka asnjë lidhje me qeverinë shqiptare, kjo nënkupton se nuk mund të ndikoj askush te Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal për punësime por zgjidhen ata që e meritojnë.
Më tej tregon se nuk e ka fituar ende këtë pozicion pune por nëse diçka e tillë do realizohej do ishte një nder për Bregun dhe Shqipërinë.
Statusi i plotë:
Po lexoj nje lajm qe paska marre dhene per aplikimin tim per pozicionin e Sekretarit te Pergjithshem, te Keshillit te Bashkepunimit Rajonal. E para: PO! Kam aplikuar me emrin tim per kete pozicion. I cili eshte i pari i ketij niveli qe nese do ta fitoj, i jepet nje shqiptari.
E dyta! Nuk eshte pozicion qe varet nga qeveria shqiptare dhe per rrjedhoje nuk mund te ofrohet nga qeveria shqiptare. Nota duhet te percillet zyrtarisht nga Ministria e Jashtme sic ndodh me cdo kanditat nga vendet e tjera qe kane aplikuar.
Zgjedhja e Sekretarit te Pergjithshem eshte nje proces i gjate perzgjedhje, votimesh ne disa nivele nga te gjitha vendet e Evropes Juglindore dhe ku Komisioni Europian eshte partneri i tij kryesor. Sigurisht qe nuk i kushton asnje lek taksapaguesve shqiptare.
E fundit! Nese do ta fitoj kete pozicion, do te jete nje nder per mua, Shqiperine dhe Shqiptaret kudo ne rajon.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com