Brenda 24 orëve, 2 aksidente
të tjera me 2 të plagosu

Brenda 24 orëve, 2 aksidente<br />të tjera me 2 të plagosu
TIRANE- Gjatë 24 orëve të fundit në akset kombëtare janë shënuar dhe dy aksidente të tjera, me plagosjen e një kalimtari dhe të një drejtuesi motorçiklete. Policia shoqëron në komisariat drejtuesit e mjeteve, njëri prej tyre shtetas turk  

AKSIDENTI NE KAVAJE
Mbrëmë, nga Komisarati i Policisë Kavajë, u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Ermal Xhevdet Bllakçorri, 21 vjec, banues në Kavajë. Arrestimi i tij u krye pasi duke qarkulluar në rrugën dytësore Kavajë - Golem te kthesa e Qerretit, duke drejtuar mjetin tip” Pezho” me targa KJ 9513 A, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Vilson Imer Elezi, 23 vjec, banues në Qerret, Kavajë, i cili po kalonte nga rruga e Qerretit, për në rrugën kryesore. Si pasojë e aksidentit shtetasi Vilson Elezi, ndodhet në S.Q.U, Tiranë, në reminacion në gjëndje të rëndë shëndetësore. Neni 290 i Kodit Penal.

AKSIDENTI NE ELBASAN
Aksidenti i dytë u shënua mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan- Librazhd. Një autoveturë tip "Audi" me targë KU 4249 A, me drejtues shtetasin turk C. Bulut, 30 vjeç, është përplasur me një motoçikletë pa targa, me drejtues shtetasin A.R, 24 vjeç, banues në fshatin Labinot Mal, Elbasan". Aksidenti ndodhi në
vendin e quajtur Labinot Fushë. Si rezultat i kësaj përplasje është dëmtuar drejtuesi i motoçikletes, shtetasi A.R, i cili u dërgua në Spitalin kirurgjik Elbasan, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.Policia ka shoqëruar shtetasin turk deri në përfundimin e hetimeve në vendin e ngjarjes. Paraprakisht mësohet se shkak i aksidentit ka qenë shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e drejtuesit të mjetit tip "Audi".

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së