Avionët bombardues B-52 që dhanë spektakël në qiellin e Tiranës në kuadër të aktiviteteve për 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA janë ndër mjetet më të sofistikuara ajrore të forcave amerikane.

Këta avionë mund të kryejnë misione, të mbajnë deri në 32 mijë kg armë. B-52 është ndërtuar për të mbajtur armë bërthamore në misionet e parandalimit gjatë Luftës së Ftohtë.  

B-52,  për më shumë se 60 vjet kanë qenë themeli i forcës së bombarduesve strategjikë të Shteteve të Bashkuara. Më 22 gusht fluturuan përmes qiejve miqësorë të Evropës Juglindore për të ardhur drejt Shqipërisë.