Brenda festës së Tarës. Blero zgjedh fjalët magjike për të bijën (FOTO)

Brenda festës së Tarës. Blero zgjedh fjalët magjike për të bijën (FOTO)

Ditën e sotme Tara, vajza e vetme e këngëtarit Blero Muharremi feston ditëlindjen e 9-të. Blero ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për të ndarë me ndjekësit e tij dedikuar të bijës. Gjithashtu ai ka ndarë momente dhe nga super festa e organizuar për Tarën.

“Tara Muharremi, urime ditëlindjen bija ime. Dashuri, emocion, ngrohtësi, inteligjencë të gjitha këto ti m’i dhuron mua dhe të gjithë njerëzve që ke rreth teje. Por gjëja që unë e veçoj pak më shumë se virtytet e tjerat që ke është që ti nuk je egoiste, por je përplot jetë dhe kujdes ndaj tjerëve. Karakteri që ti ke formuar është krenari dhe bekim nga Zoti. Do të jem baba dhe shoku yt për sa të kem jetë. Kurse ti dije që, kur të vijnë momentet e ndërlikuara në jetë, mund të më thërrasësh gjithmonë dhe babi rregullon gjithçka. Të dua më shumë se vet jetën, gjithmonë do të jem super babi për ty”,-shkruan Blero.

Këngëtari ka zbuluar edhe disa nga detajet e festimeve të para, kur Tara merr surprizë gjatë darkës me të atin dhe emocionohet më shumë se kurrë kur shikon tortën me foton e idhullit të saj Dove Cameron. Vihet re gjithashtu mungesa e të fejuarës së Bleros, Afrona e cila siç duket nuk ka mundur të arrijë në ditëlindjen e Tarës. 

1/4
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite