Një festival i çuditshëm është zhvilluar në shkretëtirën Mohave në  Amerikë, ku 4 mijë persona kanë marrë pjesë.

Pamja e botës pas një apokalipsi që vret shumicën e popullsisë, që shkatërron institucionet dhe kulturën që kemi krijuar prej shekujsh, ka qenë tema e festivalit.

Më të famshmit prej filmave të tillë në vitet e fundit kanë qenë Walking Dead dhe Mad Max, gjithashtu  industria e kinematografisë ka zhvilluar ndër vite një modë më vete të kësaj rryme.

Sipas "The Telegraph", dashamirësit e kësaj rryme janë pajisur me makinat me armë apo veshje luftarake.

Në festival nuk munguan kostumet, makinat e modifikuara dhe flokët e stilit post-apokaliptik, duke krijuar atmosferën e fundit të botës në shkretëtirën amerikane.

Ora 13:56
Brenda festivalit post-apokaliptik në shkretëtirë
2/0