Brenda javës gati
partia e re e Topit
Këtë javë themelohet partia e re e Bamir Topit. E përditshmja “Shqip” jep detaje nga ceremonia e prezantimit të saj, strategjinë dhe platformën politikë të forcës më të re të së djathtës shqiptare. Drejtimi I përkohshëm I partisë do t’I jepet Gazmend Oketës.
TIRANE- Partia e re e së djathtës shqiptare e inicuar nga Presidenti Topi pritet të themelohet këtë javë. Kështu shkruan në numrin e sotëm e përditshmja “Shqip” sipas të cilës kryetar I përkohshëm I kësaj force politike do prezantohet Gazmend Oketa. Topi do të marrë drejtimin e partisë menjëherë pas përfundimit të mandatit të tij presidencial. Burime nga grupi organizator bëjnë të ditur për “Shqip” dhe emrin e forcës më të re politike. Partia do të quhet “Fryma e Re Demokratike”. Bëhet e ditur se kanë përfunduar të gjitha përgatitjet dhe këto ditë pritet shpallja e programit dhe strategjia qe do ndjekë për të thithur sa më shumë elektorat në vend.
Tashmë kanë perfunduar përgatitjet për ceremoninë e prezantimin të partisë. Bëhet e ditur se Oketa do marrë fjalën I pari ku do prezantojë sfidat dhe organizimin e partisë dhe më pas do flasin edhe protagonistë të tjerë që I jane rreshtuar kësaj force.
“Shqip” ka siguruar edhe detaje nga ceremonia ku nuk do të mungojnë ish kryeministri Aleksandër Meksi si dhe ish ministri I Jashtëm Besnik Mustafaj, Ceremonia do organizohet në zyrat e reja të kësaj partie përballë godindës së Kuvendit.
“Fryma e Re Demokratike”, partia më e re e se djathtës shqiptare në statusin e saj parashikon që kreu I partisë të zgjidhet sipas parimit “një anëtar,një votë”. Kreu I partiës, por dhe krerët në rrethe të zgjidhen jo më shume se dy mandate, një formë kjo që siguron rotacionin e elitave dhe eliminimin e krerëve të përjetshëm. Kjo lëvizje e re politike, e cila pritet të mbledhë të pakënaqurit jo vetëm nga radhët e PD-së, i ka kushtuar një vëmendje të veçantë edhe mendimit ndryshe në parti, duke lejuar fraksionet, një lloj përgjigjeje kjo, ndaj akuzave drejtuar veçanërisht PD-së për mungesë lirie në parti. (ns/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.9%
-
Të gabuar
83.1%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2863
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kremtohet Krishtlindja, mesha e vigjiljes mbledh mijëra besimtarë në Tiranë! Dodaj: Të edukojmë të rinjtë, janë shpërqëndruar nga gjërat e kota
24 Dhjetor, 23:23
-
Zvicra mbetet pa ambasador shqiptar, Mustafa Nano jep dorëheqjen
24 Dhjetor, 22:48
-
Gjykata Penale e Shkupit refuzon ankesën e Grubit
24 Dhjetor, 22:48
-
Në 2 vjetorin e njohjes së tyre, Luizi bën dedikimin prekës për Kiarën
24 Dhjetor, 22:45
-
Shpërthimi tjetër i madh vullkanik po vjen! Shkencëtarët: Bota është e papërgatitur, njerëzimi s'ka plan! Ja çfarë na pret nëse ndodh
24 Dhjetor, 22:24
-
Irani heq kufizimet për WhatsApp dhe Google Play
24 Dhjetor, 22:10
-
Kërcënimi nga Rusia/ Rilindje për 'Eurofighter', Evropa po blen avionë luftarakë miliarda dollarësh
24 Dhjetor, 22:05
-
Mbyllja e TikTok, gazetari Tanini kundër: Duhen filtra, problemi nuk është platforma, por mungesa e edukatës shoqërore
24 Dhjetor, 22:04
-
Ilir Meta uron Krishtlindjen nga qelia: Bekimet dhe ngrohtësia e dashurisë së Zotit qofshin në çdo familje shqiptare
24 Dhjetor, 21:58
-
Mbyllja e TikTok, Leci: Ja pasojat, kompania kineze mund të kërkojë dëmshpërblim nga Shqipëria
24 Dhjetor, 21:55
-
Lushnjë/ Mbahet mesha e shenjtë e Krishtlindjeve në Kishën Katolike ‘Pjetri dhe Pali’, marrin pjesë besimtarë të shumtë
24 Dhjetor, 21:51
-
Mbyllja e TikTok, Nikolla: Duhet edukim dixhital e filtra, të mësohet në shkollë përdorimi
24 Dhjetor, 21:46