Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në kryeqytet. Një pistoletë e llojit TT është gjetur brenda një makine policie, por i zoti mbetet akoma mister. Një efektive e patrullës në Komisariatin nr. 1, së bashku me kolegun e saj, teksa ishin në patrullim me makinë, e gjetën armën e zjarrit brenda në mjet dhe habia nuk ishte e vogël. Pasi punonjësja e policisë kishte humbur një send personal në makinë, i hynë kontrollit me themel dhe pistoleta u gjet poshtë sediljes së pasme të pasagjerit.
Aty u gjet një çantë marsup që zakonisht përdoret nga djem, të cilën e kishte mbuluar pluhuri dhe brenda saj ishte arma. Në pamje të parë, për shkak të pluhurit, hetuesit mendojnë se mund të jetë fshehur muaj më parë nga ndonjë i shoqëruar në polici.
Me shumë mundësi, thonë burimet, i shoqëruari, për të shpëtuar një arrestimi të mundshëm për “armëmbajtje pa leje”, duke përfituar nga mungesa e vëmendjes së policëve, ka fshehur armën. Pistoleta TT është dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore për ekspertizë dhe shenja gishtash, e cila mund të qartësoj se kujt i përket, dhe në këtë fazë nuk dihet kujt i përket.
Hetimet janë ndarë në dy pjesë, nga policia për gjetjen e të zotit të armës dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila do të verifikoj rregullat standarde të policëve që kanë kryer shoqërimin, detyrë e të cilëve ka qenë kontrolli i imtësishëm. Një mungesë e tillë vëmendje mund të kishte rezultuar fatale, me një person të armatosur brenda makinës së bluve, i cili për fat të mirë vendosi ta fsheh, kur mund edhe të kishte qëlluar drejt efektivëve.
M.Q./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Jeni dakord me nismën e Kishës Katolike për ndalimin e simboleve komuniste?
-
Po
31.7%
-
Jo
61.4%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 886
Lajme të tjera
-
Ngacmoi 19 vjeçaren në Tiranë dhe kërcënoi një tjetër me thikë, arrestohet 27 vjeçari! I dënuar 4 vite më parë për përdhunimin e një të miture (EMRI)
26 Nëntor, 11:05
-
Tiranë/ I vodhën varësen e floririt dhe morën peng në makinë 18-vjeçarin te Unaza e Re, në pranga djali i Ismet Drishtit dhe 1 tjetër
19 Nëntor, 11:55
-
Tiranë/ Djegia e 2-vjeçares me cigare, vëllai i mitur pranon ngjarjen në prani të psikologes! Gjyshja për Report Tv: Na tha se gjuajti pa dashje
17 Nëntor, 10:29
-
Tiranë/ U dogj me bishtin e cigares duke luajtur me vëllain e mitur, përfundon në spital 2-vjeçarja
16 Nëntor, 19:03
-
EMRI/ Arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, në makinë i gjendet një pistoletë dhe municion luftarak
13 Nëntor, 11:41
-
Tiranë, 41-vjeçarja denoncon për dhunë ndaj djalit të saj mësuesen dhe drejtoreshën e shkollës
12 Nëntor, 13:41
-
Tiranë/ Dy fëmijë, 4 dhe 2 vjeç dëmtohen në çerdhe dhe kopsht! Policia nis hetimet
11 Nëntor, 13:17
-
Mirditë/ Lëvizte i armatosur nëpër qytet, arrestohet 32-vjeçari! U kap me pistoletë me fishek në fole gati për qitje (EMRI+VIDEO)
11 Nëntor, 10:21
-
EMRI/ Në burg për marrëdhënie seksuale me të mitura, policia i gjen armë dhe drogë të fshehura në banesën e motrës së tij
5 Nëntor, 11:49
-
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 44-vjeçari në Peqin! I dënuar më parë për armëmbajtje
3 Nëntor, 11:09
-
Dhunuan baballarët e tyre, arrestohet një 27-vjeçar në Korçë! Tjetri në kërkim
2 Nëntor, 14:10
-
Përplasi me makinë një 2-vjeçar, në pranga shoferi 18-vjeçar në Tiranë
2 Nëntor, 13:58
Jo e keni gabim, mbase e ka harruar fabrika qe ka prodhuar makinën, çfarë barcolete taman me polic
PërgjigjuHahahahahahha tamam
Kjo duket si barcalete or teeeejjjjj
PërgjigjuGjejeni jepini kafe që jua fali jetën Hajde Polici Hajde; një Çike i shtrëngoi Ministri për të treguar që jam për punën !? Shiko sa skandale në polici shumica në shërbimë të krimit ata që mundohen ti dalin kundër krimit nuk kanë përgatitjen e duhur, plagosjen rrifen aksidentohen me makina nga krimi, edhe ky rasti i pistoletës tregon Që policët janë të pa trajnur terorikish praktikish nuk e njohin ligjin 108 për policinë e Shtetit,ose hezitojn ta zbatojnë më keq, Po pse këta policë janë Në deryrë ,e thjesht Rekrutohen me Mik lek dhe mbi baza partie: dhe praktika e punës i Nxjerr hapur: jamë i Bindur që skandale ka më shumë por nuk raportohen psh skandalet seksuale në krye të Detyrës!? Por kjo nuk është me e keqa ,më e keqa është qe tani këto institucionet e siguris nuk po gjëjnë dotë me njerëz ,kohët e fundit po rekrutohen me 9 klasë dhe me dy shtetsi mbi moshë pa standarte fizike e psikologjike !? Situat në të Cilën Skandalet do Shtohen
PërgjigjuEdhe sikur ta ket len nje i shoqeruar si e futni ne makin pa e kontrollu ?? Duhet te shkarkoheni nga detyra . Po sikur ai te ju fuste nga nje plumb pas koke ?
PërgjigjuBravo, e keni fut ne makine pa e kontrollu, Keshtu ndodh shpesh, jeni 1 ju lumte Ju smendoni as me jeten tuaj jo me te qytetareve, Ju qofshi!!!
Përgjigju