Brenda në QSUT, 40 lokale
do prishen të gjitha kontratat

Brenda në QSUT, 40 lokale<br />do prishen të gjitha kontratat
TIRANË - Çuditë me institucionet shqiptare nuk kanë të sosur. Brenda gardhit rrethues të Qendrës Universitare Spitalore “Nënë Tereza” zhvillojnë biznesin e tyre privat plot 40 lokale dhe ambulantë, të cilëve iu është dhënë leja për ushtrimin e aktivitetit. Kontratat, që lidhen me këto subjekte nga drejtoria e QSUT-së janë përgjithësisht një-vjeçare dhe me të drejtë rinovimi. Ndërkohë që qiraja që ata i paguajnë Qendrës më të madhe spitalore në vend, është tejet qesharake, vetëm 200 lekë për metër katrorë, pasi kaq e përcakton vendimi i qeverisë.

Por aktualisht nga këto 40 subjekte, vetëm 29 kanë leje, ndërsa 11 prej tyre e ushtrojnë aktivitetin privat pa pasur anjë lloj lejeje. Kjo pasi, duke filluar që nga muaji prill i këtij viti, kur u ndërrua drejtori i QSUT-së dhe në krye erdhi Helidon Bushati, ai nuk ka rinovuar asnjë kontratë me privatët, të cilëve, gjatë kësaj periudhe u ka skaduar kontrata që kishin me drejtorinë e QSUT-së. Janë pikërisht këto 11 ambulantë, një pjesë lokale dhe një pjesë që kanë kioska që shesin fruta-perime, të cilët janë paralajmëruar të parët të largohen nga QSUT. Ka qenë vetë ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, dhe drejtoresha e QSUT-së, Ogerta Manastirlliu që në një dalje publike ka paralajmëruar aksionin për largimin e të gjithë aktivitetit privat nga ky spital.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja deklaroi se do ta pastrojë  oborrin e spitalit, pavarësisht kontratave me bizneset që ushtrojnë aktivitet në ambientet e QSUT-së. Bëhet fjalë për ato sipërmajrrje, që sipas drejtuesve të rinj të shëndetsisë, janë një pengesë për zbatimin e masterplanit të kësaj qendre terciare por edhe punën e personelit shëndetsor.
"Ne po fillojmë të zbatojmë planin e masave që kemi marrë për të çliruar mjediset e QSUT-së në funksion të shëndetit dhe lejimit të bluzave të bardha të ushtrojnë detyrën e tyre. Ka shumë aktivitete jospitalore në QSUT që duhet të largohen.

Ka një matersplan i ndërtuar me ekspertizë të vlefshme ndërkombëtare dhe ne do ta zbatojmë atë. Duam mirëkuptimin e atyre që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këto ambjente. Ky është një territor pa kontroll ku përdoret si rrugë për të kaluar në anën tjetër, si parking për banorët e zonës. Ne do ta rikthejmë QSUT-në të sëmurëve dhe bluzave të bardha"- ka deklaruar ministri Beqaj. Sipas tij, kjo nuk do të thotë që ata do të ngrihen menjëherë por u është lënë koha e nevojshme që të marrin mallin që kanë dhe të mos u shkojë dëm.

Lulëzimi i lokaleve në ambientet e brendshme të QSUT-së, nisi në kohën kur ministër i Shëndetësisë ishte Nard Ndoka dhe që atëherë ky biznes ka ardhur në lulëzim, duke e çuar në plot 40 numrin e subjekteve private.
 
Shkrimi u publikua sot (25.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania