Brenda një ore, dy fëmijë humbin
jetën në dy aksidente rrugore
Dy fëmijë humbën jetën si pasojë e aksidenteve rrugore. Një fëmijë 6-vjeçar është aksidentuar për vdekje nga një makinë, teksa po kthehej nga shkolla. Ndërsa një fëmijë 2 muajsh humbi jetën nga përplasja e dy makinave.
TIRANE - Dy fëmijë humbën jetën si pasojë e aksidenteve rrugore në vend. Një fëmijë 6-vjeçar E. Shehu është aksidentuar mesditën e sotme për vdekje nga një makinë, teksa po kthehej nga shkolla. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Porto Romano-Durrës. Ndërsa rreth 30 minuta më vonë, një fëmijë 2 muajsh humbi jetën si pasojë e përplasjes së dy makinave në aksin rrugor Korçë-Pogradec.
Durrës - Mesditën e sotme fëmija 6-vjeçar E. Shehu ishte duke ecur anës rrugës, kur është përplasur nga një manikë tip “Furoristradë” me tarfa TR 9272. Drejtuesi i mjetit ishte Redi Theodhori 52 vjeç nga Tirana. 52-vjeçari ka bërë transportimin e të mitur në spital, por nuk ka arritur t’u mbijetojë dot plagëve të rënda, të marra gjatë përplasjes. Mësohet se në momentin që është aksidentuar, fëmija 6-vjeçar ishte duke u kthyer nga shkolla.
(Në foto vendi i ngjarjes ku humbi jetën 6-vjeçari)Pogradec- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një fëmije dy muajsh dhe plagosjen e pesë të tjerëve ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Korçë-Pogradec. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Leshnicë, si pasojë e përplasjes së dy mjeteve me targa PG 3456 B dhe PG 4738 B. Konfirmohet se shkak i aksidentit ka qenë mosrespektimi i regullave të qarkullimit rrugor. Makina ku udhëtonte fëmija me iniciale S.H. nga fshati Podgorie ka qenë duke dalë nga fshati, ndërsa i ka prerë rrugën automjetit tjetër. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu, ndërkohë që të plagosurit janë dërguar në spitalin e Pogradecit. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur prindërit e foshnjës Mariglen dhe Nertila Hamza, gjyshja e tezja, të cilët udhëtonin të gjithë në një automjet. Gjithashtu i plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit tjetër Endri Alldashi. Sipas bluzave të bardha katër nga të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Policia po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Redaksia online(eç/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.4%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7879
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre
24 Nëntor, 18:20
-
VIDEO/ Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez merr nëpër gojë Shqipërinë! Gënjen publikisht për votat e 'Topit të Artë'
24 Nëntor, 18:17
-
Mirela Kumbaro për 'Radio Evropa e Lirë': Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
24 Nëntor, 18:13
-
Rusia emëron ambasador të ri në SHBA, ja kush është Aleksandër Darchiev
24 Nëntor, 18:07
-
Spahiu: Protesta e PD me autobusë nga fshatrat dhe sufllaqe me vete nuk mirëpritet në Tiranë nga qytetarët! Berisha i refuzuar nga militantët
24 Nëntor, 18:07
-
Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë
24 Nëntor, 17:52
-
Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve
24 Nëntor, 17:45
-
Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm
24 Nëntor, 17:37
-
VIDEO/ Liverpool vuan dhe fiton 2-3 kundër vendit të fundit, 'arratiset' +8 nga Man. City
24 Nëntor, 17:33
-
GOLAT/ 'Faraoni' Salah nderon Liverpoolin, nis shkëputja në krye të Premier League! Luhet Ipsuich - Man. United
24 Nëntor, 17:31
-
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e Trump
24 Nëntor, 17:30
-
Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht
24 Nëntor, 17:21