Brenda saj u gjetën 3 kallashnikovë në Elbasan gati për atentat, Report Tv siguron videon kur makina 'BMW X6' vidhet në Shkodër

SHKODËR-  Kanë mjaftuar vetëm pak sekonda që një i ri i veshur me të zeza, me maskë anti-covid dhe kapuç në kokë të vjedh automjetin tip “BMW X6” në qytetin e Shkodrës, i cili u dërgua në Elbasan për të kryer atentatin nga Elton Kilës, i njohur si Oti i Elbasanit. Report Tv ka siguruar pamjet nga një kamera sigurie e cila ka regjistruar të gjithë skenën ku i riu del vjen me një automjet me ngjyrë të bardhë të cilin e ndalon paralel me makinën “BMW X6” dhe vjen qetësisht, futet brenda nga krahu i pasagjerit. Autorët dyshohet të kenë përdorur një sinjal universal për të hapur makinën e cila ndizet vetëm me buton, pa çelës. Në pamje dallohet breda makinës teksa kalon nga vendi i pasagjerit tek vendi i shoferit dhe më pas niset pa bërë zhurmë.

Pas këtij momenti, sipas burimeve pranë policisë, makina është nisur menjëherë për në dalje të Shkodrës. Në ndjekje të saj janë vënë efektivë të policisë së Shkodrës, të cilët kanë humbur gjurmët në afërsi të Fushë-Krujës. Pas kësaj, makina në fjalë është parë në afërsi të banesës së Erion Alibejt në Elbasan dhe të dielën policia ka ndërhyrë, teksa brenda saj janë gjetur dhe sekuestruar 3 kallashnikovë dhe sasi e madhe municionesh. Makina do të përdorej për vrasjen e Elton Kilës.

Të hënën policia e Elbasanit arrestoi Arben Spahiun dhe Arsen Preçin, si të dyshuar se do të kryenin atentatin. Një çantë e gjetur në një kosh mbeturinash fundosi Spahiun, pasi brenda saj u gjetën dokumente të falsifikuara greke me fytyrën e tij, dorez, si dhe çelësi i makinës “BMW X6” të vjedhur në Shkodër. Dyshimet e hetuesve janë se porosia për vrasjen e Otit të Elbasanit, që i shpëton për herë të katërt eliminimit, ka ardhur nga Erion Alibej nga burgu, ku qëndron i arrestuar mbi dyshimet se ka porositur vrasjet e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në vitin 2020.

Dy të arrestuarit Arben Spahiu 53 vjeç dhe Arsen Preçi 44 vjeç kanë mohuar se kishin marrë urdhër për atentatin që dështoi ndaj Elton Kilës të njohur si 'Oti i Elbasanit'. Spahiu, sipas burimeve të Report Tv ka pohuar se nuk ka dijeni për mjetin dhe armët.

Si u zbulua makina BMW X6 gati për atentat
Forcat blu arritën të parandalonin një atentat mafioz përmes operacionit “Inteligjenca” pasi ngritën pika të shumta kontrolli në ambiente ku dyshohej se fshiheshin sende ose mjete që do të përdoreshin për ekzekutim. Pas kontrollit në terren, në lagjen “Emin Matraxhiu”, në zonën e quajtur “Ish-konservimi”, shërbimet e Policisë gjetën një automjet tip “BMW X6”, brenda të cilit u gjetën 3 armë zjarri kallashnikov dhe 2 bidona me lëndë djegëse (benzinë). Gjithashtu, në afërsi të një koshi mbeturinash, gjetën dhe sekuestruan një çantë, brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë. Personat e dyshuar, Arben Spahiu dhe Arsen Preçi për shkak të presionit policor në terren, pranë shtëpisë së Erjon Alibejt (i arrestuar) fshehën automjetin me të cilin qarkullonin, armët e zjarrit, bidonat me benzinë dhe mjete të tjera me të cilat do të kryenin krimin. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Riku: 21/02/2023 19:49

    Edhe po e kane vjedhur... fix makine per te mos rene ne sy kane gjetur... edhe te duash nuk i humb gjurmet e saj... nuk e di ne gabohem po sikur ishin arrestuar... profesioniste

    Përgjigju
  • Goni: 21/02/2023 17:09

    Pse nuk e paskan mare vesh kush eshte hajduti hahahahahah hajduti eshte i zoti i makines or figjure

    Përgjigju
  • Hajduti: 21/02/2023 16:51

    Ai qe e vodhi mendoj se zbriti nga nje makine e rregullt apo jo ? Nese makina e bardhe ishte jo e vjedhur atehere eshte shume e thjeshte te kapen hajdutet

    Përgjigju
  • Berti: 21/02/2023 16:01

    Ajo nuk quhet vjedhje.Hapet me pultin e vet. Ose e ka ber kopjo ndonje çerr lavazhist kur e ka lare i zoti ose ne ndonje servis kur e ka len per sherbime. Ose e ka sbit vet i zoti edhe e deklaron te vjedhur se do e ket pasur me siguracion kasko.

    Përgjigju
    • XYZ: 21/02/2023 23:02

      Hapen me transponder, lexo cfar jane dhe e ke pergjigjen

  • Or tej: 21/02/2023 15:47

    Ata e hapen makinen me celesin e vet or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025