Justin Timberlake dhe Jessica Biel, zotërojnë një apartament me sipërfaqe dy mijë e 598 metra katrorë, një shtëpi kjo e blerë fillimisht nga një çift me një çmim më modest prej 6.5 milionë dollarë në vitin 2010.
Por, tashmë çifti i njohur i Hollywoodit, kanë vendosur ta shesin këtë shtëpi, me një çmim më të rritur, e pritet që ata të fitojnë nga kjo shitje afro dy milion dollarë.
Apartamenti i tyre ka gjithçka duhet. Nga mobilimi super modern, me nuanca nude, me një ndarje të hapësirave mjaft komode dhe praktike, te suveniret e shtrenjta dhe objektet e rralla.
Apartamenti i tyre në qendër të metropolit të New York-ut është pa dyshim një shtëpi ëndrrash. Vërtet që kjo është një super shtëpi, e kush nuk do të donte të jetonte aty.
e.gj/Shqiptarja.com