Brenda këtij viti pritet që të dhënat e të gjithë drejtuesve të automjeteve në vend të jenë hedhur në regjistrin kombëtar dixhital, i cili më pas do t’i hapë rrugë implementimit të shpejtë të patentës me pikë.
Ky projekt i ri, që ka filluar vetëm vitin e kaluar, do të krijojë lehtësi edhe për Policinë Rrugore, për të identifikuar më lehtë shkeljet e drejtuesve të automjeteve.
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Arben Pinari, është shprehur dje për median se aktualisht është në fazën përfundimtare ngritja e regjistrit dixhital të mjeteve.
Pajisja e drejtuesve të automjeteve me patentën me pikë, e cila përdoret edhe nga shumë vende të Bashkimit Evropian, mendohet se do të rritë përgjegjshëmërinë në rrugë dhe të ulë numrin e aksidenteve, për shkak se penalitetet janë të larta, deri në heqje të patentës.
Po ashtu, ajo duhet t’i hapë rrugën edhe aplikimit më të lehtë të një projekti tjetër, atij të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për pagesën e sigurimit të detyrueshëm motorrik në bazë të profilit të drejtuesve të makinave.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.04.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com