Brenda vitit Tirana 3 linja urbane me autobus elektrikë, përfitojnë rreth 600 mijë qytetarë! Nga 54 min, ulet në 27 min koha që do përshkohet unaza

Tiranës do t’i shtohet një flotë autobusësh elektrikë brenda këtij viti. Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli shpjegoi për Report Tv detajet nga ky projekt me vlerë 110 milion euro dhe të gjitha lehtësitë dhe përfitimet për qytetarët.

Projekti për transportin e gjelbër në Tiranë do të transformojë tre linjat kryesore në qytet Kombinat -Kinostudio, Tirana e Re dhe Unaza. Nga flota e re e autobusë, Çoçoli thotë se do të përfitojnë rreth 600 mijë qytetarë që përdorin çdo ditë urbanin për të lëvizur. Flota e autobusë do jetë tërësisht e re dhe ndalon në 145 stacione.

“Janë tre linjat kryesore, Unazën, mbi 165 mijë qytetarë që udhëtojnë, Kinostudio-Kombinat, linja më e ngarkuar, Tirana e re që është linja më e gjatë. Linja Kinostudio-Kombinat, të gjithë qytetarët pak a shumë i kanë atje vendet e punës ku mund të lëvizin. Ti bësh ato të gjelbra është një çlirim i vërtetë”, tha Çoçoli.

Një nga përfitimet kryesore që do përfitojnë qytetarët përmes lëvizjes me këta autobusë elektrikë do jetë shpejtësia e lëvizjes, si edhe ulja e kohës që do të përshkruajnë unazën. Konkretisht, eksperti Çoçoli thotë se shpejtësia e autobusëve do rritet gati dyfish, nga 9 km/h që është mesatarja do rritet në 20 km/h. Me rritjen e shpejtësisë, do minimizohet edhe koha që qytetarit do duhet që të përshkruajë unazën duke lëvizur me autobusët elektrikë nga 54 minuta në 27 minuta.

“Rritet shpejtësia, nga 9 km/h që është mesatarja do shkojë në 20 km/h. Qytetari do e përshkruajë unazën klasike të Tiranës në vetëm 27 minuta.

Mund të jenë ndoshta edhe mbi 100 autobusë, janë me qindra stacione në këtë linja. Kjo flotë është për momentin me karburant. E dimë sa ndotës është, është shpejtësi shumë e ulët e autobusë. Në momentin kur do të zëvendësohen me 100 apo 120 autobusë që do jenë 100% elektrikë. Shpejtësia do jetë më shumë se dy herë, rritet shpejtësia”, tha Çoçoli.

Një tjetër përfitim është edhe ulja e nivelit të ndotjes, pasi do hiqen nga qarkullimi autobusët me karburant. Ndërkohë, eksperti thotë se qytetarët do nxiten të përdorin autobusë dhe mos të nxjerrin makinat nga shtëpia, duke ulur kështu edhe trafikun.

“Me këtë shpejtësi s’të merr më malli të nxjerrësh makinë, e tha me të drejtë kryetari i bashkisë. Nëse do të shkosh në një pikë të largët, s’ke më nevojë. Zgjidh edhe çështjen e trafikut. Bëj thirrje të gjithë qytetarëve dhe qeverisë, të ndihmojë qytetarët edhe me subvencione të momentit, një kredi e butë për ata qytetarë që do donin të zëvendësonin makinën që kanë me karburant me një elektrike”, tha Çoçoli.

Projekti “Transporti i Gjelbër në Tiranë”, është një risi që synon zhvillimin, projektimin, zbatimin dhe vënien në funksionim të sistemit të parë të transportit të shpejtë me autobusë elektrikë (“e-BRT”) në kryeqytet.

Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian me 31.09 mln euro grante, Qeveria Gjermane me 50 milion euro kredi dhe Bashkia e Tiranës ne 29.17 mln euro.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/03/2024 02:00

    Z.Cocoli,cfare i pengon dhe tani qe jane me gas/nafte,qe te ecin me 20 km/ore? Trafiku?!

    Përgjigju
  • shoferi: 07/03/2024 16:34

    230,000 udhetar * 40 leke/bilete = 9,200,000 leke/ditore. 9,200,000 leke/ditore * 365 dite = 3,358,000,000 leke ne vite. qe i bie me kursin aktual 858,335,976.79 Euro pra 858 milion euro xhiro vjetore kinostudio kombinat. ..... kot per kuriozitet i bera kto llogari

    Përgjigju
    • Rokaj Flamur: 07/03/2024 20:07

      Je lodhur shume or ti ( shofer ) me keto llogarite ,po meqe i hyre kesaj llogarie ,na bej dhe llogarine e pagave te shofereve te fatorinove ,te mekanikeve ,te siguracioneve ,apo keto i paguan …….

  • Ben: 07/03/2024 16:31

    Nuk e kuptoj se si do ulet koha 50% me shpejt e njejta distancë,pse do jete autobusi electric?E çuditshme kjo llogaritje,kur trafiku eshte ky qe është.Edhe ky , Çocoli,thoshte qe nuk do beje zhurme e do eci shpejt,po se si do ja beje trafikut,s'thote gje.

    Përgjigju
    • Agron: 08/03/2024 08:36

      Fatos, interesohu per linjen 1, qe sherben Seliten (zona Kodra e Diellit). Vjen nje autobus ne ore. Punojne dy autobuse gjithsej nga 6 qe ishin kur u hap linja. Kryebashkiaku premtoi para dy vjeteve se do rregullonte transportin publik. Dhe...tani nuk ka me autobuse ne kete linje.

    • nevruzi: 07/03/2024 17:58

      Jane fluturues, por nuk duke praset se i kane prere bishtat.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille