Breshëri plumbash në një hotel në Kosovë, plagosen tre policë

Breshëri plumbash në një hotel në Kosovë, plagosen tre policë

Policia e Kosovës

Tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime, pasi janë ballafaquar me një person, i cili ka shtënë më armë zjarri në një hotel. Rasti ka ndodhur në Preoc të Komunës së Graçanicës në orët e pasdites, raporton 'zëri'.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në një hotel”, njofton policia. Derisa policia po ballafaqohej me personin, janë lënduar tre pjesëtarë të saj.

“Gjatë ballafaqimit me të dyshuarin, tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë TT-M-57, dy karikatorë me 14 fishekë, një pistoletë Swith Wesson me një karikator me dy fishekë dhe katër gëzhoja”, sqaron policia.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.