'Breshëri sa një kokër kumbulle, nuk la gjë pa shkatërruar! Rrushi, mollët, misri të gjitha ranë në tokë!' Fermerët e Maliqit kërkojnë ndihmë nga shteti

Mundi i gjithë vitit ka shkuar dëm për fermerët e fshatrave Podgorie dhe Pirg në Maliq. Mjaftuan 30 minuta breshër mesditën e së dielës për të lëshuar në tokë rrushin, kallinjtë e misrit dhe perimet në kopshte.

Dëmet janë ende të pa llogaritura, por banorët thonë se më shumë se 80% e prodhimit në vreshta është dëmtuar në mënyrë të parikuperueshme. Të pamundur përballë kësaj fatkeqësie natyrore banorët kërkojnë kompensim nga shteti.

“Për 30 minuta ra dje  breshër, ishte kokrra e breshrit sa një kumbull. E hodhi gjithë prodhimin në tokë, rrushin, mollët, të gjitha i ka dëmtuar. Ne s’kemi të ardhura të tjera, ndaj presim shtetin të na japë ndihmë”, thanë ata.

Burime nga Bashkia e Maliqit thanë se janë ngritur grupet e punës për te vlerësuar demet, por kompensimi mbetet i vështirë nëse Qeveria nuk shpall gjendjen e emergjencës.

Këtë të hënë reshjet intensive të shiut preken dhe zonën bregdetare të Vlorës, duke boshatisur plazhet. Sipas metereologëve, nesër pritet të ketë sërish mot me diell në bregdet, por temperaturat do të bien me 5 gradë celsius.

R.D/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Ministria e Financave: Rriten me 11.6 mld lekë të ardhurat në 7 muaj! Përveç fitimeve të bizneseve, tatimet e tjera janë në rritje

Ministria e Financave: Rriten me 11.6 mld lekë të ardhurat në 7 muaj! Përveç fitimeve të bizneseve, tatimet e tjera janë në rritje