Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian aprovuan unanimisht marrëveshjen post-Brexit për tregtinë duke i hapur kështu rrugë futjes në fuqi të saj.
Tanimë marrëveshja do të kalojë për t’u miratuar nga qeveritë e 27 vendeve anëtare të BE-së deri të martën.
Marrëveshja pritet të bëhet ligj më 1 janar të vitit 2021 teksa parlamenti britanik parashikohet ta ratifikojë atë me datë 30 dhjetor 2020.
Sipas rregullave të BE-së marrëveshja mund të hyjë në fuqi përkohësisht edhe pse Parlamenti Evropian parashikohet ta ratifikojë atë në muajin janar.
Në marrëveshjen e 24 dhjetorit parashikohet:
- vijim të tregtisë pa tarifa;
- zgjidhjen e detyrueshme të mosmarrëveshjeve në lidhje me çdo lloj konkurrence të pandershme;
- qasje të reduktuar të Britanisë në programet e BE-së në fushat e sigurisë dhe edukimit;
- periudhë tranzitore pesëvjeçare për kalimin e 25% të të drejtave për të peshkuar të BE-së flotës britanike;
Një nga aspektet më të diskutuara tanimë ngelet largimi i Britanisë nga programi shkëmbimit të studentëve ERASMUS.
Britania e Madhe votoi me një referendum për të dalë nga Bashkimi Evropian dhe e paraqiti kërkesën në vitin 2016, megjithatë u deshën katër vite negociata dhe një vit fazë tranzitore për të arritur në sigurimin e një marrëveshje mes palëve.
Kështu pas rreth 50 vitesh marrëdhënie tregtare me bllokun evropian, Britania e Madhe pritet të shkëputet dhe të nisë një periudhë të re, ku ka arritur të nënshkruajë një sërë marrëveshjesh tregtare, e fundit ishte ajo me Turqinë.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
20%
Vota total: 895
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kuvendi miraton 8 projektligje me votat e PS, mes tyre Plani i Rritjes i BE, ‘Paketa e Maleve’, shtyrja e afatit të Komisioneve Xhafaj-Braçe dhe hapja e zyrës së BEI
13 Mars, 16:39
-
Nga luksi në krizë: Si Gazprom humbi dominimin mbi tregun evropian të energjisë
13 Mars, 15:19
-
Përshkallëzohet 'lufta' Trump- BE/ Presidenti: Nëse nuk pini uiskin tonë, do e rrisim 200 % tarifën e verërave tuaja
13 Mars, 14:42
-
Skandal korrupsioni në Bruksel? Prokuroria belge heton eurodeputetët
13 Mars, 13:21
-
Rama: Marta s’u prit me diell, por shiu është bereqet! Shqipëria e meriton BE-në, s’kemi alternativë tjetër
13 Mars, 10:52
-
Komisionerja e BE në Tiranë: E meritoni integrimin, reforma në drejtësi gur themeli! Rama: Rruga jonë e vetme Europa! Batuta me Kos: Duam lekët tona (VIDEO)
13 Mars, 07:25
-
U prezantua nga Ursula von der Leyen, Parlamenti Europian miraton rezolutën për riarmatosjen e unionit
12 Mars, 18:12
-
Integrimi/ Nesër në Tiranë Komisionerja e BE-së, Marta Kos! Takon Ramën, opozitën e përfaqësues të institucioneve të drejtësisë
12 Mars, 09:50
-
Von der Leyen: 'Përgjigje e fuqishme' ndaj tarifave doganore amerikane, BE del kundër
12 Mars, 09:07
-
Mblidhet Këshilli Kombëtar i Integrimit, Gonzato: Ka pasur progres! S'ka më kohë për zvarritje, ky është proces i rëndësishëm për integrimin në BE dhe kërkon bashkëpunim
11 Mars, 13:38
-
Paralajmërimi i Von der Leyen: Siguria e BE-së në krizë, koha e iluzioneve ka mbaruar
11 Mars, 13:01
-
Rama: Në fund të vitit të ardhshëm, prokurime me inteligjencë artificiale!Ambasadorja franceze: Ju ndihmojmë në integrimin drejt BE
11 Mars, 11:39