Brexit, BE zgjatje të afatit deri në shkurt të vitit 2020 nëse Johnson nuk arrin marrëveshje me Parlamentin. Bercow kundër rivotimit

Bashkimi Europian po përgatit dy plane në lidhje me Brexit, pas vendimit të Parlamentit britanik për të mos hedhur në votim marrëveshjen e arritur mes Unionit dhe Kryeministrit britanik Boris Johnson. Zyrtarët në Bruksel po punojnë për të ratifikuar marrëveshjen e divorcit me Britaninë e Madhe pasi parlamenti britanik nuk arriti të jap dritën jeshile për marrëveshjen.

Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk, pas dy letrave të kryeministrit britanik, i cili në njërën kërkonte zgjatje të afatit, por e pa sigluar, dhe në tjetrën shpresonte që Brukseli të mos e merrte parasysh kërkesën e parë, kjo e dyta e firmosur, ka vendosur të nis konsultimet me përfaqësuesit e 27 vendeve të Unionit.

Deri në fundjavë, nëse marrëveshja për Brezit do të votohet në Dhomën e Komunave, mund të ketë një samit të jashtëzakonshëm të liderëve të BE më 28 tetor, në të kundërtën, BE mund të aprovojë një shtyrje të afatit për arsye teknike deri në muajin shkurt.

Por Johnson dëshiron të dalë nga Bashkimi deri në 31 tetor dhe për këtë po përgatitet për një javë tjetër debati të zjarrtë.

Ministri i Jashtëm, Dominic Raab, tha se ishte i sigurt se marrëveshja do të marrë dritën e gjelbër dhe se për këtë, ‘numrat’ janë. Por Parlamenti njëkohësisht duhet të miratojë legjislacionin që lidhet me zbatimin e marrëveshjes së Brexit, amendament ky i propozuar nga Oliver Letwin, i votuar nga Parlamenti britanik dhe që i hapi rrugën shtyrjes së afatit për Brexit.

Sidoqoftë, kancelari i planifikimit të Brexit dhe numri dy i qeverisë, Michael Gove, ka paralajmëruar se shanset që Britania të largohet nga BE pa një marrëveshje ende ekzistojnë dhe se edhe për këtë qeveria është ë përgatitur.

Ndërkohë, laburistët, shumica e tyre kundër marrëveshjes së Johnson, po përpiqen të ngrejnë një tjetër kurth. Ata do të paraqesin të tjera ndryshime ligjore dhe do të kërkojnëorganizimin e një referendumi të ri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:13
Brexit, Bercow mohon Johnson për një votim të ri mbi marrëveshjen Brexit, Kryeministri: Kundër vullnetit popullor

Kryetari i Dhomës së Komunave, John Bercow, nuk e pranoi rivotimin për marrëveshjen e Brexit të arritur nga kryeministri britanik Boris Johnson dhe Bashkimi Evropian, duke shpjeguar se mocioni ishte kryer tashmë të shtunën dhe se përsëritja e votimit do të ishte e kotë. Ai tha se nuk mund të thërriste Parlamentin të votonte për të njëjtën temë.

Kryeministri britanik Boris Johnson ka deklaruar se e ndejn veten "të zhgënjyer" nga vendimi i spikerit të Dhomës së Komunave. “Duke vepruar kështu, Bercow mohon mundësinë për të zbatuar vullnetin e popullit britanik, i shprehur në referendumin e vitit 2016”.

Të shtunën, qeveria britanike e paraqiti marrëveshjen në Parlament, duke kërkuar nga deputetët të votojnë për të, por ajo u zëvendësua nga miratimi i amendamentit të propozuar nga Oliver Letwin dhe që i hapi rrugën shtyrjes së afatit për Brexit.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë