Brexit/ Britania e Madhe në prag të finalizimit të një marrëveshjeje me BE

Brexit/ Britania e Madhe në prag të finalizimit të një marrëveshjeje me BE

Theresa May, Kryeministre e Britanisë së Madhe

Kur kanë mbetur vetëm pak muaj, nga kur Britania pritet të dalë nga Bashkimi Evropian, negociatat për një dakordësim dhe vendosjen e marrëdhënieve të reja mes palëve pas Brexit duket se janë drejt finalizimit. Këtë pohim ka bërë sekretari për Brexit i Britanisë, Dominic Raab, i cili ka deklaruar së fundmi se procesi i gjatë i negociatave më Bashkimin Europian mund të finalizohet para 21 nëntorit me një marrëveshje mes palëve.

Duke folur rreth pikës së diskutuar mbi mundësinë e arritjes së një zgjidhje negociatash mesohet se ai  ka thënë se është bërë progres në hapat e hedhur deri më tani dhe se pavarësisht dallimeve tona, ne nuk jemi shumë larg nga një marrëveshje për këtë çështje.

Sipas mediave Britanike sekretari britanik Dominic Raab është deklaruar se do të propozonte datën 21 nëntor para Komitetit të BE-së si një datë të pritshme kur një marrëveshje mund të finalizohej mes palëve.

Më herët Kryeministrja Theresa May ishte deklaruar se  95% e marrëveshjes për  Brexit ishte përmbushur,  por të dy palët mbeten në kundërshtim në pikën e çështjes së kufirit midis Irlandës së Veriut si pjesë Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës si anëtare e BE-së. Britania pritet të largohet nga BE më 29 mars, por Londra dhe Brukseli nuk kanë arritur deri më tani të kenë një marrëveshje mbi kushtet e realizimit të saj.

Nëse palët nuk arrijnë të bien dakord, Britania mund të përballet me largimin pa marrëveshje, zgjedhje kombëtare ose edhe një referendum tjetër.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb