Ishte një nga debatet më të gjata në historinë parlamentare britanike. Një betejë e gjatë që e ka detyruar kryeministrin Boris Johnson të thërrasë zgjedhje të parakohshme
Debati në parlamentin shekspirian ishte i rëndë, por ‘fenerëve’ të mediave sociale nuk i ka shpëtuar lideri i Dhomës së Komunave Jacob Rees-Mogg, i cili kaloi disa orë i shtrirë në tre vende në stolat e Parlamentit. Në Twitter fotografia është bërë virale, ashtu si dhe kritikat e parlamentarëve: Një gjuhë shteruese e trupit. Sjellje mosrespektuese dhe e papranueshme.