Një pikë në favor të Johnson në betejën që premton të jetë e gjatë.
Nisma e parë ligjore kundër pezullimit të Parlamentit Britanik të vendosur nga Kryeministri Boris Johnson u refuzua sot nga një gjykatës skocez.
Magjistrati i Edinburgut Lord Doherty ka vërtetuar se Kryeministri i ka kompetencat të pezullojë parlamentin duke hedhur poshtë argumentet e paraqitura nga pala paditëse, sipas të cilëve Johnson po vepronte në kundërshtim me Kushtetutën.
Kundër vendimit të Doherty, grupi i 75 deputetëve paditës ka bërë të ditur se do ta apelojë vendimin.
Megjithatë qeveria britanike duhet të merret seriozisht edhe me dy nisma të tjera gjyqësore në Londër dhe Belfast.
Pas pezullimit të punimeve të Parlamentit, Kryeministri britanik Boris Johnson është shprehur se ai dëshironte të "përshpejtonte ritmin" e bisedimeve me Bashkimin Evropian për të përfunduar një marrëveshje të re të Brexit para afatit të 31 tetorit.
"Ne jemi të gatshëm të punojmë me energji dhe vendosmëri për të përfunduar marrëveshjen. Ka ardhur koha që të dy palët të shpejtojnë ritmin," tha Johnson ditën e djeshme.
Boris Johnson, përmes pezullimit të Parlamentit, duket se ka si qëllim të neutralizojë në një fare mënyre kundërshtarët e Brexit, të cilët nuk do të kishin kohë të ndalnin në Dhomën e Komuneve, një divorc të ashpër me BE.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53%
-
Jo
41.9%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1926
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqiptari që ka ‘tërbuar’ Anglinë! ‘Daily Mail’: Jeta e të dënuarit për trafik njerëzish, që i kalon ditët duke luajtur golf dhe kryen më shumë krime
19 Janar, 22:58
-
Britania do i japë 3.6 mld euro ndihma Ukrainës, Starmer firmos marrëveshjen 'për 100 vjet partneritet' me Ukrainën
16 Janar, 18:35
-
Ministrja britanike e Thesarit jep dorëheqjen pas akuzave të lidhura me tezen e saj
14 Janar, 19:26
-
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Aleatët e mëdhej europianë do të zbatojnë me shpejtësi objektivat e reja të NATO-s
14 Janar, 09:32
-
VIDEO/ Tottenham fiton minimalisht aktin e parë gjysmëfinal të Kupës, Liverpool 'bie' pas 25 ndeshjeve! Frikë për Bentancur
9 Janar, 08:38
-
Angli/ 14 vjeçari qëllohet për vdekje me thikë në autobus! Policia nis hetimet (VIDEO+FOTO)
7 Janar, 19:47
-
Britani e Madhe/ Ministres antikorrupsion i kërkohet dorëheqja, nën hetim për përvetësimin e 3.9 miliardë paundëve
5 Janar, 13:17
-
Zbulim befasues në bregdetin e Anglisë, gjenden qindra ‘gjurmë Jurasike’ të dinozaurve! (VIDEO)
3 Janar, 12:42
-
Fishekzjarrët ndriçojnë qiellin ndërsa bota mirëpret Vitin e Ri 2025! Shikoni magjinë e festimeve (FOTO + VIDEO)
1 Janar, 08:21
-
Krishtlindjet/ Për herë të parë në historinë 900-vjeçare, vajzat këndojnë në korin e kishës së Shën Palit
24 Dhjetor 2024, 11:41
-
Dështimi i protestës së militantëve të Berishës para Ambasadës shqiptare në Londër, marrin pjesë vetëm 20 persona (VIDEO)
23 Dhjetor 2024, 19:25
-
Banka Botërore miraton mbi 2 miliardë dollarë për Ukrainën, mbështetet te asetet e ngrira ruse
20 Dhjetor 2024, 10:11