Brexit, plani i fshehtë i Johnson: Të mbyllë 'Dhomën' për 5 javë

Brexit, plani i fshehtë i Johnson: Të mbyllë 'Dhomën' për 5 javë

Një plan i fshehtë po qarkullon në mendjen e Johnson për të shmangur çdo vonesë në Brexit.

Kryeministri britanik Boris Johnson e pyeti këshilltarin ligjor të qeverisë nëse do të ishte e mundur mbyllja e Parlamentit për pesë javë duke filluar nga 9 shtatori në atë që duket se është një veprim i minutës së fundit për të shmangur një shtyrje të mëtejshme të Brexit.

Plani virtual u zbulua nga 'The Observer', e cila ra në posedim të një emaili, të shkruar në 10 ditët e fundit dhe dërguar në 'Rrugën Downing Nr 10', nga e cila duket qartë se kryeministri britanik kërkon këshilla për ligjshmërinë e mbylljes së Dhomës së Komunave. Nisma është ligjërisht e mundur dhe mund të pengohet vetëm nga gjykatat. 

Reagimi
Parlamentarët kundërshtarë të Brexit reaguan me zemërim ndaj zbulimit të 'The Observer', duke argumentuar se mbyllja e Dhomës së Komunave do të ishte një sulm ndaj demokracisë dhe një gjest i papërgjegjshëm.

Ministri hije i drejtësisë, Keir Starmer, e quajti çdo plan për të pezulluar parlamentin "të egër".

Edhe midis konservatorëve në favor të qëndrimit në Bashkimin Evropian ka pakënaqësi. 

"Ky email, nëse është i vërtetë, tregon përçmimin e Boris Johnson për Dhomën e Komunave", tha ish-avokati i përgjithshëm Dominic Grieve.

Kohët
Johnson nuk është entuziast për pezullimin e veprimtarisë parlamentare, por nuk dëshiron të përjashtojë këtë mundësi. Dhoma e Komunave do rihapet në 3 Shtator dhe një mbyllje pesë-javore do të parandalonte aktivitetet e saj deri më 17 tetor kur do të ishte tepër vonë për të ndaluar Brexit.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale