Brexit, ultimatumi i BE-së për Johnson: 12 ditë kohë për të paraqitur një plan

Brexit, ultimatumi i BE-së për Johnson: 12 ditë kohë për të paraqitur një plan

Kryeministri britanik Boris Johnson ka 12 ditë kohë, domethënë deri në fund të shtatorit, për të paraqitur një propozim me shkrim për Brexit, përndryshe "gjithçka ka mbaruar".

Kryeministri finlandez Antti Rinne, presidenti aktual i BE-së tha se për çështjen ai është në linjë me Presidentin Francez Emmanuel Macron.

Një burim nga Downing Street, duke iu përgjigjur BBC-së, tha se “propozimet britanike do të bëhen në kohën e duhur".

Johnson kishte deklaruar një ditë më parë se 17 tetori, dita e samitit të BE-së, ishte koha dhe vendi i duhur për të gjetur një marrëveshje për një divorc konsensual me Brukselin.

Kryeministri britanik tha gjithashtu se “bisedimet me BE-në po përparojnë” dhe se Mbretëria e Bashkuar do të paraqiste propozime alternative për klauzolën 'backstop' për Irlandën Veriore, të cilën qeveria e Londrës i konsideron të papranueshme propozimet e Brukselit.

Një ditë më parë, Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker tha gjatë një debati në Parlamentin Evropian se "rreziku i një Brexiti pa marrëveshje është ende "shumë real".

Junckeri u takua me kryeministrin Boris Johnson në Luksemburg të hënën, hera e parë që të dy patën një takim formal që kur Johson u bë kryeministër në korrik.

"Unë i thashë kryeministrit Johnson se nuk kam asnjë lidhje emocionale me klauzolën backstop," i tha Junckeri Parlamentit Evropian. "Por e sqarova se kam një lidhje intime me angazhimet e tij. Unë i kam kërkuar kryeministrit të paraqesë, me shkrim, alternativa."

Pika kryesore e mosmarrëveshjes në negociata mbetet e ashtuquajtura klauzolë irlandeze. Johnsoni e ka refuzuar zgjidhjen, e cila u propozua për herë të parë në marrëveshjen e ndërmjetësuar me ish-kryeministren Theresa May, por negociatorët e BE thonë se ai ende nuk ka ofruar një zgjidhje të zbatueshme si zëvendësim.

Klauzola e Irlandës, e njohur si backstop është përshkruar si një rrjet sigurie për të shmangur një kufi me kontrolle të forta midis Irlandës, e cila do të mbetet anëtare e BE-së, dhe Irlandës së Veriut, e cila do të largohet nga blloku me pjesën tjetër të Mbretërisë së Bashkuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë