TIRANË- Sportistët, janë ambasadorët më të mirë të një vendi dhe për fatin e mirë Shqipëria ka pasur mjaft emra për të cilën është krenuar. Rasti më i fundit ishte i peshëngritësit, Briken Calja i cili mori medalje të artë në kampionatin Botëror të Peshëngritjes zhvilluar në Uzbekistan, e për këtë ai do të marrë një shpërblim prej 100 mijë dollarësh.

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme vendimin që parashikon shpërblime për të gjithë sportistët që arrijnë të prekin majat në kampionatet ndëkombëtare. Kështu për një sportit, siç është rasti i Caljas, që merr medalje në kampionatin botëror do të marrë shpërblim.

Një sportist shqiptar i cili do të zë vendin e parë në një kampionat botëror, europian do të shpërblehet me 100 mijë dollar, për vendin e parë në kampionat botëror dhe atë europian 60 mijë, e ndërsa shpërblim do të ketë edhe për çdo vend në renditje trend zbritës. Ndërkohë, në vendim janë parashikuar shpërblime edhe për rekorde, Shpërblim që arrin në 160 mijë dollarë për rekord olimpik,150 mijë dollarë për rekord botëror, 60 mijë dollarë për rekord evropian.

Për këtë ka reaguar edhe ish-kryeministri, Erion Braçe, i cili shkruan "status kampionësh si kudo në botë".

"Kështu po;Status kampionesh si kudo në botë!Jo vetëm për rezultatet, por edhe për modelin fantastik që janë! Qeveria ndryshon aktet dhe ju jep kampionëve statusin që meritojnë", shkruan ndër të tjera Braçe, i cili ka listuar edhe shumat që do të përfitojnë.

Shpërblim do të ketë edhe për trajnerët e sportistëve respektivë, e ndërsa do të trajtohen edhe me ushqim, shërbim mjekësor si edhe punësim.