Është zhvilluar të shtunën kampionati kombëtar i peshëngritjes në qytetin e Durrësit pas një viti pa aktivitet për shkak të pandemisë. Ra në sy se pavarësisht ndërprerjes sportistët pjesmarrës treguan një formë shumë të mirë. Mbi të gjithë shkëlqeu Briken Calja, që u shpall kampion kombëtar, i cili vendosi dy rekorde kombëtare. 195 kilogramë në shtytje dhe 353 kilogramë në dygarësh. Në këtë mënyrë Calja përmirësoi edhe rekordet europiane me 3 kilogramë më shumë në shtytje dhe 6 më shumë në dygarësh.
Për këtë aktivitet foli edhe presidenti i peshëngritjes Elez Gjozaj, i cili deklaroi se ishte i vështirë të organizohej për shkak të pandemisë.
Elez Gjozaj, president i peshëngritjes: “Vërtet ishte shumë e vështirë. Kemi marrë masa të rrepta përsa i përket COVID-it si në sallën e nxehmjes ashtu edhe në këtë të garave. Duhëj të bëhej një dallandryshe për të gjithë federatat dhe kjo dallandyshe rezultoi të ishim ne. Kemi dhe shumë aktivitete ndërkombëtare dhe kjo naq detyroi të bënin një garë për të parë formën e sportistëve tanë.”
Sipas Gjozajt ky aktivitet tregoi se sportistët shqiptare janë në formë shumë të mirë dhe në kampionatin europian që zhvillohet në prill do të fitohen medalje, diçka të cilën peshëngritja e ka bërë edhe më herët.
Elez Gjozaj, president i peshëngritjes: “Ky aktivitet do t’i shërbej kampionatit europian që zhvillohet në prill në Moskë. Sportistat tanë atje do thonë fjalën e tyre dhe absolutisht që do të kthehen me medalje dhe në një vit shumë të vështirë Shqipëria e meriton këtë.”
Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.3%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4525
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vendi i katërt në botë, Briken Calja 'shpërthen' pas garës: Trishtim, disa persona më hedhin poshtë djersën
10 Dhjetor, 08:56
-
Briken Calja e mbyll Botërorin e Peshëngritjes i katërti në shkëputje! Nesër garojnë Erkand Qerimaj dhe Kristi Ramadani
9 Dhjetor, 19:35
-
Ylli i ri i peshëngritjes shqiptare, Kristi Muça fiton medalje në Bullgari
20 Nëntor, 19:25
-
Mblidhet Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, rizgjidhet president Elez Gjoza
10 Nëntor, 17:54
-
VIDEO/ Ertjan Kofsha 'lahet në ar', peshëngritësi shqiptar merr tre medalje! Shpallet nënkampion Evrope në Poloni
1 Nëntor, 13:29
-
Humbi Evropianin për shkak fondesh, kampionia 16-vjeçare për Report TV: Jam e mërzitur, s’është hera e parë
31 Tetor, 14:04
-
FOTO EKSKLUZIVE/ Lotët e zhgënjimit të një kampioneje, trajnerja e Enkiledës: Federata s’na dha fonde, do merrnim medalje! FSHP: S’plotësoi kriteret
30 Tetor, 11:46
-
Një ditë në fshatin e shtangistëve! Leonard Toska: Numërojmë 83 medalje, kohën e lirë merrem me ullinjtë dhe bletari
24 Tetor, 08:10
-
Peshëngritësi Ertjan Kofsha, medalje bronzi në Spanjë
26 Shtator, 09:25
-
Enkileda Carja fiton Medaljen e arit në Kampionatin Europian për të Rinj, në stilin e shkëputjes me 86 kg
21 Qershor, 07:03
-
6 muaj pa shpërblim, kampioni foli për Report Tv/ Artan Shyti: Sportistët duhen paguar jo vetëm kur kanë sukses! Trajneri: Po vriten moralisht
31 Maj, 14:46
-
Kampionit të botës s’i japin shpërblimet, peshëngritësi Kofsha për Report TV: Ministria s’ka fonde, po demoralizohem (DOKUMENTI)
30 Maj, 12:46