Ata dallojnë nga avokatët e thjeshtë sepse nuk kanë akses direkt me klientët dhe zakonisht punojnë në gjykatat e larta, japin ekspertize ligjore dhe madje në vendet ku përdoret ky term, të qenit barrister konsiderohet titull honorifik.
Brikena Muharremi ka ardhur në Mbretërinë e Bashkuar në moshën 16 vjeçare në vitin 1995 me vizë studentore për të studiuar A-levels në shkollë të mesme.
Me mbylljen e shkollës së mesme në Mitrovicë dhe me intensifikimin e presionit nga okupatorët serbë në Kosovë, mësimet filluan t’i ndjekin nëpër shtëpi private dhe gjithmonë me frikë dhe duke u ruajtur nga policia serbe. Nuk kishte parashikuar e as planifikuar që t’a linte Kosovën sepse ka qenë e lidhur shumë me familjen dhe qytetin e saj. Por sistemi shkollor secilën herë po degradohej dhe mësimi nuk bëhej ashtu si duhet.
Në Kosovë ka qenë e zgjedhur si nxënësja më e mirë në shkollë dhe për prindërit e saj ka qenë shumë e rëndësishme që ajo të kishte shkollim adekuat. Kështu që për shkak të situatës dhe pas përfundimit të vitit të dytë të shkollës së mesme iu dha viza studentore për studime në Angli.
Shkollën e mesme (A-levels) e përfundoi në një shkollë të njohur të llojit Grammar. Fillimi për të ka qenë i vështirë për shkak se gjuhën angleze nuk e njihte. Iu desh që gjuhën ta mësonte në të njëjtën kohë si lëndët mësimore në shkollë. Pas përfundimit të shkollës së mesme dhe me shpresën se situata në Kosovë do të përmirësohej ajo kishte bërë plan që të kthehej në Kosovë dhe kishte rezervuar edhe biletën e kthimit.
Por prindërit e lajmëruan që të mos kthehej meqë situata ishte shumë e rrezikshme dhe përkeqësuar. Lufta filloi disa muaj më vonë. Duke mos pasur zgjidhje tjetër qëndroi në Angli dhe po në atë kohë filluan ardhjet masive të refugjatëve nga Kosova për shkak të luftës.
Ajo shprehet se është motivuar që të ndjek degën e drejtësisë nga nisja e luftës në Kosovë dhe me ardhjen masive të refugjatëve nga Kosova në Angli.
Familjet e sapoardhura nga Kosova nuk kishin mbështetje nga askush në Angli dhe njëra prej tyre iu lut Brikenës që t’ju përkthente gjatë një takimi që kishin me avokaten e tyre. Pasi Brikena i ndihmoi në përkthim avokatja e tyre i ofroi Brikenës punë menjëherë në firmën e saj, pa kërkuar ajo punë.
Numri i refugjatëve ishte shumë i madh dhe kërkesat për ndihmë ligjore ishin të shumta.
brikeShumica e të ardhurve ishin të traumatizuar dhe në gjendje të rëndë shpirtërore, nuk kishin askënd në Angli, nuk e dinin gjuhën, nuk kishin përkrahje dhe shkonin tek firma ku ajo punonte çdo mëngjes për të marrur ndonjë lajm për statusin e tyre në Angli ose së paku shpresë se çdo gjë do të jetë në rregull.
Kështu nisi rrugën e drejtësisë në bazë të dëshirës për të ndihmuar të tjerët në situata të vështira. Për firmën avokatore punoi për disa muaj me radhë si hulumtuese ligjore dhe përkthyese.
Më pas u regjistrua në degën e drejtësisë në Universitetin Ëestminster në Londër. Në universitet ka qenë përfaqësuese e studentëve dhe ambasadore e universitetit. U diplomua në vitin 2002 me notën maksimale First Class të diplomës dhe ishte studentja e vetme e gjeneratës së saj që arriti këtë rezultat.
Suksesi akademik i ka hapur dyert e suksesit në profesionin si Barrister. I janë dhënë dy bursa nga dy institucione prestigjioze për specializim: Sir Thomas More Bursary nga The Honourable Society of Lincoln’s Inn dhe Mary Datchelor Trust Grant nga Clothëorkers’ Foundation.
Ka fituar konkursin për trajnim në profesion në bazë të një testi të cilin ka qenë e vetmja nga të gjithë kandidatët që e ka kaluar pranë një firme të njohur avokatësh me zyra në të gjithë botën. Pas marrjes së liçencës së avokates në vitin 2005 filloi punën në Londër.
Ka rreth 10 vjet përvojë pune në Angli në fushën e drejtësisë. Ka përvojë shumë vjeçare në këshillimin e departamenteve qeveritare britanike rreth të gjitha aspekteve ligjore dhe procedurale në këto fusha: shkelje të të drejtave të njeriut në përputhje me ligjet e Anglisë si dhe me Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, veprime apo mosveprime që paraqesin keqpërdorim të autoritetit, padi për ndjekje penale qëllimkëqija, burgosje të paligjshme të individëve, shkelje të ligjeve për mbrojtjen e të dhënave/ informatave, lëndime personale dhe hetime gjyqësore pas vdekjes së individëve që kanë qenë nën kujdestari të shtetit.
Përveç punës, Brikena ka themeluar dhe e udhëheq Shoqatën e Juristëve Shqiptaro-Britanik (British-Albanian Laëyers Association). Në lidhje me qëllimin e shoqatës ajo shprehet: “E kam formuar me qëllim të përmbushjes së një nevoje të komunitetit për një adresë për juristët shqipfolës në Angli. Shpesh më kontaktojnë studentë por edhe juristë të kualifikuar në Kosovë apo Shqipëri të cilët dëshirojnë të arrijnë kualifikim si avokatë në Angli dhe kërkojnë udhëzime.
Gjithashtu bashkëkombësit shpesh kërkojnë që të angazhojnë avokatë shqipfolës për shkak të problemit me gjuhën angleze. Shoqata ka këto qëllime: avancimin e edukimit dhe trajnimit të juristëve, promovimin e bashkëpunimit në mes të juristëve britanikë dhe shqiptarë që punojnë në Angli, Shqipëri dhe Kosovë, përkrahjen e gjeneratave të ardhshme të juristëve, promovimin e respektit ndaj sundimit të ligjit dhe mundësimin e qasjes në drejtësi.
Këto do t’i arrijmë përmes organizimit të seminareve dhe aktiviteteve të ndryshme. Organizata është jofitimprurëse dhetë gjithë aty që marrim pjesë punojmë në mënyrë vullnetare për të mirën e komunitetit.”
Brikena sheh një energji shumë pozitive dhe interesim tek të rinjtë shqiptar për të studiuar drejtësinë dhe për t’u kyqur në profesione tjera në Angli. Qëllimi i saj është që të jetë një zë për të tjerët, të ndihmojë avancimin e diturisë, të ndihmojë në eliminimin e padrejtësive dhe promovimin e paqes dhe mirëkuptimit në shoqëri .
Kjo edhe reflektohet në punën e saj si juriste dhe në shkrimet e saj.
Brikena është intervistuar disa herë nga mediat shqiptare dhe ato të huaja rreth shkrimeve të saj letrare si dhe rreth punës së saj në fushën e drejtësisë./thealbanian
Redaksia Shqiptarja.com