Nutricionistja Ami Tari në ‘Klinika 24’: Prindër, shmangni produktet me konservant që blini në markete për fëmijët

E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte nutricionistja Ami Tari e cila foli për ushqyerjen e shëndetshme dhe kryesisht tek fëmijët.

Sipas saj në një eksperiment që u bë me pigmentin e verdhë të patatinave që u jepet fëmijëve, u pa se pasi u vendos në trupat e mijve, ato u bënë transparente sa u dukeshin organet, duke theksuar kështu dëmin e ushqimeve të procesuara që u japim fëmijëve, nëse përdoren në afatgjatë.

Sipas Amit, duhet të largojmë produktet që kanë ngjyrues artificial apo konservantë të ndryshëm.

”Mendoj se ka nevojë për më shumë vëmendjen në leximin e etiketave të produkteve që blejnë në markete, para se t’i konsumojmë”, tha ajo në studio.

Idealja do ishte që të shmangen totalisht produktet e përpunuara dhe me ngjyrues që merren në markete.

”Nëse shohim sheqer apo vajra dhe kimikate në etiketa, duhet t’i qëndrojmë sa më larg”, theksoi ajo.

Janë disa tregues në etiketa si E109 dhe E111 që tregojnë se produkti ka ngjyrues në përbërje” shtoi nutricionisja. Duhen shmangur vajrat vegjetal si i palmës, sojës, kanolës, theksoi nutricionistja.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Nafta derdhet lumë në Kuçovë, por institucionet bëjnë një sy qorr

Nafta derdhet lumë në Kuçovë, por institucionet bëjnë një sy qorr