‘Për hajër ura e madhe e Kukësit’, Rama 'thumbon' dhe kritikët: Lutje për ata që thoshin u ndryshk, shani sa më shumë se na shtoni inatin për punë! (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama postoi në rrjetin social edhe një video pak pas përurimit ku mori pjesë për urën e re në Kukës, ditën e sotme (4 Nëntor).

Kreu i qeverisë pati edhe një mesazh për “ata që shajnë”, duke i konsideruar si “syri i keq” dhe nxitur që të shajnë sa më shumë, sepse kështu “na shtoni inatin për punë”.

Rama iu referua kritikave dhe akuzave të “atyre që thonin se ura u ndryshk”.

Postimi i kryeministrit Rama në Facebook:

“Për hajër URA E MADHE E KUKËSIT. 

Dhe një lutje e sinqertë për ata që thoshin ra ura, u ndryshk ura, u prish ura: Kur të kaloni mbi urë ta gëzoni po aman shani sa më shumë, se plas syri i keq dhe na shtoni inatin për punë”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kallami: 05/11/2024 17:29

    Mire thoshte Arlind Qorri , Rama tallet , kjo do hyje ne histori ura e pare e pa lyer me celik , dhe ura me e shtrenjte ne Balkan , rruga qe beri Basha ne rrugen e kombit ishte 400 mil $ kjo rruge eshte afersisht 40 mil pra 10% , kjo ka kushtuar sa 10% e rrugës se kombit dikur , dhe nuk dolen parate per bojë! Ndaj nuk eshte qudi Arlindi Qorri nje pedagog ekselent ti marre deputet edhe ne Korce qeverize sepse edhe Korca edhe Kukesi nisin me shkronjen K

    Përgjigju
  • Iris: 05/11/2024 04:14

    Ka nevoje per me shume ndricim,sidomos ne pjesen e siperme.E ke pare Zakim bridge/Boston o z.Rama,si duket naten e si duket kjo?!

    Përgjigju
  • Kelmend: 05/11/2024 00:16

    Krahasimi midis dy etapave ne lidhje me pune konkrete Rama-Berisha asht si nata me diten.Rruget qe po ecim perdit ne to te perfundume dhe ato ne vazhdim jan te prekshme.E bardha nuk munet me u ba e zeze nga klysht e Berishes se nuk I beson kush ma.

    Përgjigju
  • Linda: 04/11/2024 22:29

    Jane ndare detyrat ca merren me shpifje ca merren me sharje ca merren me mbyrrje ca kercenojn ca imitojn dhe ne fund te dites askush nuk kujtohet se duhet punuar!! Pune te mbare te gjithe atyre qe kane marre pergjegjsin e puneve mbi shpatulla dhe nje clodhje te rehatshme dembelave qe mengjes drek dark rrine ne tik tok e facebook ku me 20 euro blejn 10.000 like ne Bagladesh e Pakistan!!Jo cdo gje ne social media eshte reale!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

'Transparent Albania', Rama: Çdo njeri i drejtohet cilitdo institucion për informacion dhe do ndjeki në kohë reale statusin e kërkesës

'Transparent Albania', Rama: Çdo njeri i drejtohet cilitdo institucion për informacion dhe do ndjeki në kohë reale statusin e kërkesës