Brikena, vajza e Eqrem Çabejt: Promovojmë Joklin në një kohë të trishtuar për trashëgiminë

Brikena, vajza e Eqrem Çabejt: Promovojmë Joklin në një kohë të trishtuar për trashëgiminë

Brikena Çabej

Një libër i shkruar nga Norbert Jokli në vitin 1923 dhe i përkthyer nga gjuhëtari i shquar Eqrem Çabej, që titullohet “Studime përmbi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes” është promovuar sot në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Tiranë. Ky studim i shkruar në gjermanisht, nga shqiptarofili i madh hebreo-austriak, Norbert Jokli, i vjen albanologjisë në një kohë shumë të çmuar për të.

Libri i Joklit vjen pikërisht në këtë kohë kur më një anë gëlojnë gjithfarë fantazish etimologjike e më anë tjetër vihet re nevoja për rijetëzim të studimeve mbi evolucionin dhe lidhjet e shqipes. Ky studim i shumëpritur, ndoshta i pari që i botohet Norbert Joklit në shqip, afërmendsh e ka një mision: të mëkëmbë sa mundet gjuhësinë historike shqiptare, në traditën po edhe në moderninë e saj

Gjatë promovimit gjuhëtari Seit Mancaku ka folur për kontributin e Joklit në hedhjen e themeleve të kërkimeve etimologjike të shqipes, mision që e çoi përpara gjuhëtari i shquar Eqrem Çabej.

Gjatë prezantimit të Veprës së Joklit, vajza e gjuhëtarit të shquar, Brikena Çabej, e cila ka dhënë kontributin për botimin e librit  “Studime përmbi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes” me bashkëpunëtorët e Institutit “Çabej” tha:

Unë në fakt duhet të isha e gëzuar në këtë promovim për botimin e librit, por në të vërtetë ndihem thellësisht e trishtuar, se shumë pak po bëjmë për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë dhe të vlerave gjuhësore. Më tej vajza e gjuhëtarit të shquar u shpreh se “Ne po humbasim shumë nga këto vlerat, ndaj hedhja dritë në studime të tilla duhet të na ndihmojë për të qenë më të vetëdijshëm për vlerat tona të trashëgimisë kulturore e kombëtare. Dhe këto vlera ruhen duke bërë përpjekje që të mblidhen dhe të ruhen  për brezat në vijim, jo vetëm pasuria intelektuale e Norbert Joklit, por edhe biblioteka të albanologëve të tjerë të shquar, brenda dhe jashtë vendit, të cilat u kanë mbetur familjeve pas vdekjes së tyre

Brikena Çabej

Ndërsa studiuesi Agron Alibali foli për ekzistencën e veprave të tjera të panjohura e të  pastudiuara të Joklit , të cilat gjendet në Bibliotekën e Vjenës e më gjerë.  

Jokli ia kishte kushtuar jetën gjuhës shqipe. Edhe pse studimet universitare i kishte kryer në drejtësi, Jokli kishte mbaruar doktoraturën në gjuhësi krahasimore, duke u specializuar në shqipen, gjuhët balltike e sllave dhe më pas u përfshi tërësisht në këtë fushë të rrallë të dijes.

Me punën e tij këmbëngulëse dhe njohuritë e thella në gjuhësinë krahasimore, ai kishte arritur përfundime shkencore me rëndësi të jashtëzakonshme në studimet albanologjike dhe të gjuhëve indo-europiane. Vetë Mbreti Zog e kishte nderuar Joklin me dekoratën më të lartë të Mbretërisë me rastin e 25-vjetorit të Pavarësisë. Sipas prof. Mahir Domit, shteti shqiptar me ndërhyrjen e Aleksandër Xhuvanit kishte dhënë 5000 franga qysh në vitin 1926 për botimin e punimit madhor të Joklit – Fjalorit Etimologjik të Gjuhës Shqipe

Studiuesi Agron Alibali

Joklit, ndërkohë që pasuria e tij bibliotekare dhe intelektuale ende nuk i është kthyer “popullit shqiptar. Kështu në vitin 1977 profesorët Kostallari dhe Çabej hartuan një listë të plotë të trashëgimisë intelektuale të Joklit, gjë që vijon të zgjojë interesin e studiuesve.

Kjo pasuri e Joklit ka nxitur Institutin “Çabej” dhe Shtëpinë Botuese “Çabej”, në bashkëpunim me gjuhëtarë të shquar që me rastin e 75-vjetorit të vdekjes së albanologut të shquar të mbanin një konferencë shkencore  në nderim të Joklit.


Akademiket ne Konferencen per 75-vjetorin e Nobert Joklit

Libri i Norbert Joklit për etimologjinë e shqipes i perkthyer nga Eqrem Çabej

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'