ITALI - Një shqiptar është arrestuar në Brindisi të Italisë, pas dënimit në Shqipëri për trafik droge.

Bledar Ismailaj 30 vjeç nga Vlora ishte dënuar me 7 vjet burg për akuzën e trafikimit të drogës.

Lajmi u  bë publik edhe nga mediat italiane të cilat raportojnë se Ismailaj, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar,  përdorte  identitet fals për tu fshehur në Itali. 

Pas arrestimit në shteti fqinj, Ismailaj pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë.
 
Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)