BRINDIZI - Asnjë kufomë nuk është gjetur në ambientet e brendshme të anijes "Norman Atlantic", pas zjarrit që shpërtheu në të dhe që shkaktoi 13 të vdekur dhe një numër të papërcaktuar të zhdukurish, njoftoi sot drejtësia italiane.
"Asnjë kufomë nuk është gjetur... edhe pse disa zona të anijes janë ende të paaksesueshme", deklaroi zëvendësprokurori i Barit, Ettore Cardinali.
Në ndërkohë, prokurori i Barit, Giuseppe Volpe, i ngarkuar me hetimet, urdhëroi kthimin e anijes në Itali për gjetjen e mundshme të trupave të pasagjerëve klandestinë./ a.jor.