BRITANI - Një trafikant droge, emigrant ilegal në Britaninë e Madhe është dënuar me 16 vite burg. Bëhet fjalë për shqiptarin Ardit Hoxhës, i cili ishte dëbuar tri herë nga Britania.
28-vjeçari fshihte drogën në shtëpinë e një personi të varur nga droga, por më 2 qershor, Hoxha ka vërejtur se i mungonte kokaina.
I inatosur, ai ka marrë një shufër hekuri dhe ka zhveshur të varurin nga droga dhe një person tjetër që jetonte po në këtë shtëpi.
Shqiptari ka ndërmarrë sulmin bashkë me një person tjetër që e thërrasin “Lucky”, por Hoxha nuk e ka zbuluar kurrë identitetin e tij.
Hoxha i ka marrë peng dy personat me një tullë dhe i ka goditur me shufrën e hekurit, raporton "The Mirror".
Gjykata tha se Hoxha kishte detyruar dy personat në fjalë që të zhvishen pasi dyshonte se ata fshihnin drogën që i mungonte.
Pasi i ka detyruar të zhvishen, shqiptari ka përdorur dhe një lugë për të kontrolluar në trupin e tyre. Dy personat u trembën nga kjo ngjarje sa që nuk bënë as denoncim në polici.
Por, një prej tyre u sulmua nga dy miqtë e shqiptarit, duke e goditur në kokë me çekiç dhe duke e kërcënuar me thikë, ndodhi e cila çoi në zbulimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com