BRITANI - Një person është gjobitur nga Gjykata e Liverpulit pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me me një femër në ish-banesën e tij dhe kishte thyer krevatin.

Adam Disney e pranoi dëmin që kishte shkaktuar. 28-vjeçari kishte ende një kopje të içelwsit tw ish-banesës së tij dhe vendosi ta përdorte pasi kishte dalë një natë me shoqen e tij. Më pas, të dy shkuan në banesën e vjetër në të cilën askush nuk jetonte, shkruan Mirror

Fqinjët lajmëruan policinë për zhurmën e shkaktuar nga çifti i të rinjve, të cilët kishin dëmtuar krevatin dopio, perdet dhe dritaren. Avokati mbrojtës i 28-vjeçarit tha në gjyq se klienti i tij kishte dalë një natë me miken e tij dhe pasi kishin pirë, shfaqën interes për të bërë seks.

Avokati mbrojtës justifikon edhe faktin pse klienti i tij përdori ish-banesën. "Vendi më i afërt për të qëndruar dhe për të shmangur aktet e turpshme në publik ishte ish-banesa e tij".

Avokati gjithashtu shtoi se dëmi i shkaktuar nuk ishte i qëllimshëm, por ndodhi nga pakujdesia. Fillimisht, Adam Disney u akuzua për vjedhje, por më pas akuza ndryshoi për veprën penale të shkatërrimit.

Pronari i banesës kërkoi 500 paund shpërblim për dëmin e shkaktuar, por avokati mbrojtës e hodhi poshtë këtë kërkesë të tij duke thënë se banesa ishte një "garsonierë e lënë pas dore".

Në fund, Gjykata e dënoi 28-vjeçarin me 355 paund gjobë për dëmin e shkaktuar.  



(v.gj/shqiptarja.com)