Britani/ 65 milionë njerëz votojnë sot në zgjedhjet parlamentare! Sondazhet nxjerrin fitues laburistët

Rreth 65 milionë britabnikë i janë drejtuar sot kutive të votimit për të zgjedhur 650 përfaqësuesit e tyre në Parlament dhe qeverinë e re. Sipas të gjtha projeksioneve Partia Laburiste shihet si favorite për të fituar zgjedhjet, duke i dhënë fund qëndrimit në pushtet të Konservatorëve të kryeministrit Rishi Sunak, që drejtojnë vendin nga viti 2010.

Pavarësisht nga epërsia në sondazhe, drejtues të laburistëve paralajmëruan që rezultati të mos merret si i mirëqenë, duke shprehur shqetësimin se mbështetësit e tyre do të qëndrojnë në shtëpi.

"Ndryshimi. Sot, ju mund të votoni për të", shkroi lideri i laburiatëve Keir Starmer, në platformën X.

Konservatorët kanë pranuar se laburistët duket se po shkojnë drejt fitores dhe u kanë kërkuar votuesve që të mos i japin partisë një "supershumicë". Në ditët e fundit të fushatës, kryeministri Sunak këmbënguli se "rezultati i këtyre zgjedhjeve nuk është një përfundim i mirëqenë”.

Por, në një mesazh për votuesit të mërkurën, kryeministri Sunak tha se "nëse duhen besuar anketat, vendi mund të zgjohet nesër me një supershumicë laburiste të gatshme për të përdorur fuqinë e tyre të pakontrolluar". Ai u kërkoi votuesve të mbështesin konservatorët për të kufizuar fuqinë e laburistëve.

Laburistët kanë fituar mbështetjen e një pjese të madhe të komunitetit të biznesit dhe përkrahjen nga gazetat tradicionalisht konservatore, duke përfshirë tabloidin Sun, pronë e Rupert Murdoch.

Në Britani ekziston një pakënaqësi e përhapur për një sërë çështjesh, që nga një sistem i rrënuar i kujdesit shëndetësor publik deri te infrastruktura e shkatërruar. Por për shumë votues, mungesa e besimit nuk vlen vetëm për konservatorët, por për politikanët në përgjithësi. Veterani i së djathtës, Nigel Farage, ka shfrytëzuar situatën duke tërhequr vëmendjen me retorikën e tij kundër imigracionit.Liberal Demokratët e qendrës dhe Partia e Gjelbër, synojnë gjithashtu votuesit e pakënaqur.

Dhe ndërsa priten ndryshime të brendshme, analistët pohojnë se një fitore e opozitës nuk pritet të nxisë ndryshime të rëndësishme në politikat britanike ndaj çështjeve madhore globale, si agresioni rus në Ukrainë, apo lufta në Lindjen e Mesme. Ndërkohë mediave u është ndaluar të raportojnë çdo gjë që mund të ndikojë tek votuesit gjatë hapjes së qendrave të votimit.

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • WTF: 04/07/2024 18:27

    65 million votues? Nuk e dija qe votonin edhe bebet ne UK! 47 million votues.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari