E përditshmja britanike ‘The Sun’ vijon të ketë në qendër të vëmendjes fatin e shtetasve shqiptarë në shtetin britanik.

Këtë herë 'The Sun' trajton historinë e një emigranti i cili humbi  kërkesën për azil duke përdorë të ID të rreme  e sërish ai qëndron në Britani. 

Por pas nëntë vitesh arrati ai ripërdori emrin e tij të vërtetë dhe ia del  të jetojë i qetë edhe pse i është fshehur drejtësisë duke gënjyer.

Ai është 37 vjecari Ermal Alijaj i cili shkoi në Britaninë e Madhe duke hipur në pjesën e pasme të një kamioni.

Në atë kohë ai pretendonte se po arratisej nga Kosova e cila iishte e shkatërruar nga lufta.

Alijaj është nga Kukësi  dhe shkoi në Britani në vitin 2002. Ai u prezantua si Dejan Alia nga Kosova.

Zyrtarët që merreshin me azilkërkuesit e kuptuan që ai gënjente por i dhanë atij një kartë identiteti me emër të rrëme ku shkruhej se nuk i lejohej të punonte.

Ndonëse shkruan ‘The Sun’ ai punoi në disa lokale dhe në 2011 fito lejeqëndrim.

Mashtrimi i tij u zbulua por ai gjeti sërish një tjetër mënyrë.

Të afërmit i nisën një pashaportë shqiptare me të cilën kërkoi azil. Ai arriti qëndronte në sajë edhe të lidhjeve të krijuara në Britani pavarisht se prej 9 vitesh gënjente, shkruan The Sun.

Por ky rast është sjellë nga mediat dhe  nga paralmentarë për të treguar se në Britani  mund të qëndrish edhe nëse thyen ligjin.

Sipas ‘The Sun’ ngre alarmin se mënyrë të tilla mund të përdoren edhe nga të tjerë shtetas duke cituar se rreth 300 shqiptarë kanë përdorë luftën e Kosovës për të hyrë në Britani.
 
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com