Britani, arrestohet kosovari që
provoi të martohej “për letra”

Britani, arrestohet kosovari që<br />provoi të martohej “për letra”
BRITANI- Një burrë nga Kosova është arrestuar dje, 14 Shkurt, pak momente para se të merrte pjesë në një “martesë të gënjeshtërt” në Blackburn, Britani.
 
Duke reaguar ndaj një lidhjeje, e cila mund të mos ishte e vërtetë, zyrtarë nga Zyra për Emigracion shkuan në Zyrën e Regjistrimit në Northgate, pak para orës 16.00, pak minuta para se të fillonte ceremonia dhe e arrestuan 29 vjeçarin, pasi u zbulua paraprakisht se ai po qëndronte ilegalisht në Britani.
 
Ai ishte duke u martuar me një britanike 20-vjeçare, e cila gjithashtu u mor në pyetje nga policia por që më pas u lirua. “Dhëndri” është ndaluar dhe pritet vendimi për dëbim nga Britania, raportojnë mediat në Britani.
 
Ndihmësdrejtori i Zyrës për Emigracion në Lancashire, Karen McDonough, ka thënë se janë duke punuar me zyrën e regjistrit për të “penguar martesat e rreme dhe partneritetin civil”.
 
“Ky operacion është edhe një shembull i suksesit që jemi duke arritur. Kudo që ka dyshime se një marrëdhënie nuk është e vërtetë, ne do të hetojmë dhe, nëse është e nevojshme, do të ndërhyjmë për ta ndaluar atë”, ka theksuar më tej ai.
 
Martesa e rremë apo partneriteti civil zakonisht ndodh kur një shtetas jo-evropian martohet me dikë nga Zona Ekonomike Evropiane, si mjet për të siguruar lejeqëndrimin afatgjatë dhe të drejtën e punës, si dhe të mira të tjera në Britani.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë