Britani, art mbi format 
trupore të femrës

Britani, art mbi format <br />trupore të femrës
Shpesh thuhet se format turpore të femrës janë një punë për artin dhe për një artist kjo nuk mund të jetë më e vërtetë se telajot e preferuara të cilat marin format e trupit të femrës. 

Në pamje të parë këto peisazhe të guximshme dhe të bukur duken si piktura në vaj mbi kanavacë.
Por nëse vështrohen më me imtësi në vënd të kodrinave në fakt pamjet janë pikturuar mbi trupin e zhveshur të një gruaje, duke krijuar artin më të pabesueshëm të hasur ndonjëherë. 

Artisti I talentuar Craig Tracy shpenzon orë të tëra për të përfunduar kryeveprat e tij.
Craig është 44 – vjeç, nga New Orleans, ka realizuar qindra imazhe të mahnitshme mbi trupat e njerëzve, siç janë shumëllojshmëri kafshësh dhe peisazhesh. 

Craig pretendon se ai nuk ka vështirësi për të gjetur modele për të realizuar veprat e tij, por në fakt ka vështirësi për të gjetur bojën e posaçme e cila është projektuar veçanërisht për trupin e njeriut. Gjatë gjithë karrierës së tij Craig ka arritur të pikturojë rreth 400 trupa njerëzish duke përfshirë edhe gratë në karnavalet e Rio de Zhaneros në Brazil. 

(fj.di/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çudira shqiptare, Apolonia e fillon ndeshjen kundër Partizanit me 9 lojtarë! Arsyeja

VIDEO/ Çudira shqiptare, Apolonia e fillon ndeshjen kundër Partizanit me 9 lojtarë! Arsyeja