Elsaed Driaj një 20-vjeçar shqiptar u dënuar nga një gjykatë britanike në Sauthend pasi u kap me një sasi lëndë narkotike të llojit kokainë të fshehur në të brendshme.
 
I riu i lindur në Shqipëri u arrestua në dhjetor të vitit 2014 së bashku me një person tjetër teksa tymosnin kanabis në makinë.  Gjatë kontrollit, policia gjeti të fshehura në mbathjet e shqiptarit 38 doza kokaine dhe 640 paund.