Anëtarët e bandës shqiptare të drogës e konsideruar si banda lider në zonën e Nottingham në Britani  janë dënuar me rreth 45  vite burg.

Dënimet vijnë vetëm pak kohë pasi policia sekuestroi një sasi të madhe kokaine .







Gjykata bëri me dije se kreu i bandës ishte 37 vjecari Lorenc Hoxha  i cili u dënua edhe me 4 persona të tjerë, 2 prej të cilëve janë nga Nottingham, të cilët janë dënuar me 45 vite burg shkruan media britanike.

Shumë anëtarë të bandës e pranuan krimin ndërsa të tjerë u shpallën fajtorë nga gjykata.

Droga e sekuestruar arrinte vlerën e rreth 1 milionë paund.

Ndërsa kodi që përdornin shqiptarët për kokainën ishte fjala pica.

Në të gjitha mesazhet ata përdornin fjalën pica për të mbuluar sasinë e drogës.

Pikërisht kjo fjalë përdorej nga trafikantët për të fshehur edhe lëvizjet e fshehta të grupit që shpërndante sasi të madhe kokaine tek klientët. 

Mesazhe të tilla janë përdorur më së shumti nga shqiptari Hoxha.

Ndërsa kodi i përdorur prillin e shkuar ishte ‘ Si duket pizza e re tani’.

Të njëjtin kod ata përdornin në mesazhe të ndara .

Një muaj më parë shqiptari Hoxha i shkruante një klienti se ku dëshironte ta merrte drogën e llojit kokakainë dhe kodi ishte  ku e do picën.

Gjykatësi i ka dënuar anëtarët e banës me më shumë se 45 vite burg në total.

Lorenc Hoxha u dënua me 12 vite burg 

Shqiptari tjetër Klinsi Rexha 18 vjec po ashtu u dënua, ai  i konsiderohej  krahu i djathë i Hoxhës.

shqiptar 1
 Lorenc Hoxha

shqiptar 2
Klinsi Rexha

Redaksia Online

e.m/Shqiptarja.com