Agjencia Kombëtare e Krimit, e njohur ndryshe si FBI-ja britanike në bashkëpunim me autoritete të tjera policore arrestoi grupin në mars të këtij vitit ndërsa gjykata ka dhënë vendimin e sot.
Gjashtë pjesëtarët e grupit, pesë shqiptarë dhe një shtetas grek morën në total 44 vite e tre muaj burg për trafikim të kokainës.
Në momentin e arrestimit, policia sekuestroi një sasi prej 33 kg kokainë, që në rrugë do të kapte një vlerë prej 6.3 milionë paund.
Personat e dënuar janë:
• Nexhip Shehi, 27 vjeç, 12 vite burg
• Bib Gjegjaj, 27 vjeç, 4 vite e 6 muaj burg
• Dorjan Ramaj, 24 vjeç, 3 vite e 9 muaj burg
• Rezart Lepuri, 42 vjeç, 4 vite burg
• Vladamir Palushi, 26 vjeç, 11 vite burg
• Athanasios Anastopoulos, 28 vjeç, 9 vite burg
“Grupi është përgjegjës për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës që kap një vlerë prej miliona paundësh”, shprehet Gary Matthews, përfaqësues i Agjencisë Kombëtare të Krimit.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)