45-vjeçari shqiptar i mburrej trafikantëve se e kishte gruan oficere, bashkëshortja shkarkohet nga detyra! Përgjimet i nxjerrin zbuluar! Çifti bënte jetë luksoze në Angli

45-vjeçari shqiptar i mburrej trafikantëve se e kishte gruan oficere, bashkëshortja shkarkohet nga detyra! Përgjimet i nxjerrin zbuluar! Çifti bënte jetë luksoze në Angli

Julian Agalliu dhe Rasvinder Agalliu

BRITANI E MADHE- Julian Agalliu, një shqiptar 45-vjeçar akuzohet nga Britania e Madhe për trafik droge. Ai ishte mes rreth 750 personave të arrestuar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar pasi sistemi i mesazheve telefonike të koduar Encrochat, i dyshuar se përdorej nga mijëra kriminelë, u zbulua nga hetuesit ndërkombëtarë, raportohet në mediat britanike.

Agalliu u arrestua në banesën e tij në qershor të vitit 2020 në Hadley Wood, pranë Enfield, në veri të Londrës, ku jetonte me bashkëshorten e tij, ish-oficeren e Policisë Metropolitane, Rasvinder Agalliu, dhe janë prindër të tre fëmijëve.

Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti një sasi kokaine, kartën e saj të palestrës “David Lloyd” dhe në një kuti “Louis Vuitton”, peshore dixhitale dhe më shumë se 15,000 paund.

Bashkëshortja e tij, Rasvinder e cila ka punuar si oficere prej 15 vitesh u shkarkua nga detyra pasi një panel disiplinor nuk mori për bazë pretendimin e saj se nuk kishte dijeni që bashkëshorti i saj ishte i përfshirë në aktivitetin kriminal, atë të shpërndarjes së drogës.

Julian Agalliu akuzohet se ishte furnizues kryesor i drogave të klasit A dhe të klasit B, kur rrjeti i koduar telefonik popullor me krimin e organizuar u godit nga zbatimi i ligjit ndërkombëtar në vitin 2020.

EncroChat ishte një rrjet komunikimi dhe ofrues shërbimi me bazë në Evropë që ofronte telefona inteligjentë të modifikuar që lejonin komunikimin e koduar midis abonentëve. Ai u përdor kryesisht nga anëtarët e krimit të organizuar për të planifikuar aktivitete kriminale.

Thuhet se gjatë bisedave telefonike ai mburrjet të bashkëpunëtorët se ishte i martuar me një oficere të Policisë Metropolitane dhe madje Agalliut,  iu kërkua të kërkonte informacion të brendshëm prej bashkëshortes së tij oficere pasi rrjeti mbyllej në sistemin EncroChat.

Julian Agalliu dhe një shtetas britanik  Daniel McNeil-Duncan u identifikuan nga policia si përdoruesit e dy telefonave Encrochat. Ata i përdornin ato telefona për të organizuar furnizimin e sasive të mëdha të kokainës dhe kanabisit dhe në këtë aktivitet të pa ligjshëm bënë fitime të konsiderueshme. Shtetasi britanik u deklarua fajtor për trafik droge, ndërsa,  gjyqi ndaj shqiptarit vazhdon.

Ish-oficerja Agalliu, e cila ka qenë modele dhe ish-mis dhe bënte një jetë luksoze sipas asaj çka raportojmë mediat britanike. Ajo posedonte makina luksoze e veshje të shtrenjta, të cilat ngrinin dyshimet mbi origjinën e parave.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 13/12/2022 00:53

    Nuk i thonë kot, miqësisë së një polici dhe dashurisë së një kurve, mos i beso kurrë. Ky i paska pasur të dyja.

    Përgjigju
    • Feha: 13/12/2022 19:22

      Shumë e saktë Alb

  • u dhje puna fare: 12/12/2022 19:34

    E paska mor indiane grun ky cubi. Ene police.

    Përgjigju
    • Ariu: 12/12/2022 22:22

      Pa merak ai do bej burgun kjo do qihet si buçe,e ne fund kjo do e leri se ska ce do me ..

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim