Pas helmimit të çiftit britanik me agjentin nervor “Novichok”, edhe një oficer britanik është shtruar në spital i helmuar me të njëjtën substancë.
Sipas zëdhënësit të Spitalit në Qarkun e Salisbury-it, oficeri është transportuar menjëherë në Spitalin e Qarkut Salisbury, megjithatë ai konfirmoi se rreziku për publikun mbetet i ulët.
Helmimi vjen pas rastit të çiftit Dawn Sturgess dhe Charlie Rowley. Autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar ia atribuan simptomat e tyre ekspozimit ndaj Novichokut, megjithëse ende nuk dihet se si çifti ka rënë në kontakt me substancën.
Qyteti ku u gjendën të dy shtetasit britanik, Amesbury ndodhet vetëm shtatë kilometra nga Salisbury, aty ku ish-agjenti rus Sergei Skripal dhe vajza e tij Julia u helmuan nga i njëjti agjenti nervor në muajin mars.
Edhe pse Mbretëria e Bashkuar dhe qeveritë e tjera perëndimore akuzuan Rusinë për helmimin e Skripal, ende nuk ka prova se Rusia ishte e përfshirë në sulm.
Vetë Moska zyrtare ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo përfshirje dhe ka ofruar bashkëpunimin e saj të plotë në hetim.
Komente









