LONDËR, 16 janar /ATSH-AFP/ - Euro regjistroi sot nivelin më të ulët duke arritur nën pragun e 1,15 dollarëve për herë të parë që prej muajit nëntor 2003, si pasojë e një njoftimi për blerje të mundshme të aktiveve nga Banka Qendrore Evropianë (BQE) javën e ardhshme.
Rreth orës 15:45 GMT, euro pësoi një rënie nën 1,1460 dollarë, niveli më i ulët që prej 11 nëntorit 2003 duke u vendosur nën 1,15 dollarë për herë të parë që prej të njëjtës datë./ /ec/