LONDËR- Britania e Madhe do të dërgojë 750 ushtarakë, një anije mjekësore dhe tre helikopterë në Sierra Leone për të ndihmuar në luftimin e Ebolas, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes, në përfundim të një mbedhje qeveritare mbi këtë çështje.
Ushtarakët do të dërgohen duke filluar nga java e ardhshme dhe do të ndihmojmë në ndërtimin e qendrave të trajtimit, theksoi Ministria.
"Anija do të pajiset me njësi për përkujdesje intensive ndërkohë që helikopterët do të shërbejnë për të transportuar personelin sa më shpejtë në pikat ku do të ketë nevojë për ta", shtoi ajo.
Britania e Madhe, dje kishte deklaruar se numri i ushtarëve që do të shkojnë javën që vjen në Sierra Leone do të jetë 100 trupa, si dhe është angazhuar të dërgojë 700 krevatë me vlerë 160 milionë sterlian. Rreth 40 ushtarë britanik aktualisht ndodhen në terren.
Sierra Leone, ish-koloni birtanike, është një nga tre vendet e Afrikës Perëndimore më të prekura nga epidemia Ebola, bashkë me Liberian dhe Guinenë./ATSH/