Britani e Madhe/ Ministres antikorrupsion i kërkohet dorëheqja, nën hetim për përvetësimin e 3.9 miliardë paundëve

Britani e Madhe/ Ministres antikorrupsion i kërkohet dorëheqja, nën hetim për përvetësimin e 3.9 miliardë paundëve

Ministrja kundër korrupsionit në Britaninë e Madhe, Tulip Siddiq

Britani e Madhe-Ministrja kundër korrupsionit në Britaninë e Madhe, Tulip Siddiq ishte nën presion për të dhënë dorëheqjen dje (4 janar), pasi u zbulua se ajo kishte gënjyer për marrjen e një apartamenti në Londër si dhuratë.

E pyetur nëse asaj i është dhënë apartamenti me dy dhoma gjumi, tani me vlerë 700,000 £, më parë në pronësi të një ndërtuesi pronash të lidhur me tezen e saj diktatore nga Bangladeshi, ajo ka mohuar se ishte një dhuratë.

Siddiq ka insistuar se prindërit e saj ia kishin blerë atë. Por, burimet laburiste kanë konfirmuar se apartamenti iu dha asaj si një “akt mirënjohjeje”.

42-vjeçarja roli i së cilës është të ulë korrupsionin në sektorin financiar të Britanisë, është nën hetim në vendlindjen e saj, Bangladesh, ku ajo dhe katër anëtarë të familjes akuzohen për përvetësim të 3.9 miliardë paundëve nga një termocentral bërthamor, sipas Daily Mail.

Deputetët konservatorë kërkuan që ajo të tërhiqej nga posti i ministres së Thesarit nëse ajo nuk shpjegon situatën.

 'Zonja Siddiq duhet të sqarojë pozicionin në lidhje me pronën. Nëse nuk e bën, pozita e saj si ministre është e paqëndrueshme', tha Bob Blackman, deputeti konservator.

Akuzat e kësaj natyre kundër çdo anëtari të qeverisë janë të papranueshme, por janë edhe më të diskutueshme kur ministri është ministri anti-korrupsion i Starmer”, tha deputeti Matt Vickers. 

'Ky informacion i ri për Tulip Siddiq është shqetësues', tha Ben Obese-Jecty, deputeti konservator.

S.B/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Rama pret rabinin izraelit në Vlorë: Së shpejti nisim punën për ndërtimin e muzeut hebraik

Rama pret rabinin izraelit në Vlorë: Së shpejti nisim punën për ndërtimin e muzeut hebraik