Ekzistojnë dëshmi që të paktën 21 figura britanike politike të nivelit të lartë, duke përfshirë ish-deputetë dhe ministra, kanë abuzuar me fëmijë për dekada të tëra, tha për BBC-në, Peter McKelvie, ish-menaxher i Shërbimit të Mbrojtjes së të Miturve. McKelvie, akuza e të cilit kishte çuar në një hetim policor në vitin 2012, shtoi se një prej këtyre personazheve kishte treguar edhe llojet më të rënda të abuzimeve.
Ai gjithashtu foli dhe për shumë krime të mbuluara për qëllime politike për të shmangur faktin që informacioni të mos godiste sferat e tjera politike te Britanisë. Të njëjtën gjë ka deklaruar për gazetën britanike "Sunday Times" edhe Simon Bailey, shef i policisë së Norfolkut, i cili drejton koordinimin në nivel kombëtar të hetimeve. "Janë 13 njësi policore që po hetojnë të 21 rastet", deklaroi Bailey.
"Akuzat janë kundër funksionarëve të zgjedhur dhe personave të njohur publikë", theksoi ai. Këto hetime futen në serinë e skandaleve të pedofilisë që kanë shkaktuar njerëz të famshëm në Britaninë e Madhe, veçanërisht gjatë dekadave të kaluara. Mendohet se ka të paktën 500 viktima të dyshuara, shumë prej të cilëve konfirmojnë se janë abuzuar nga politikanë të moshuar./ATSH/
/Shqiptarja.com